TIRANE – Kryeministri Edi Rama ka postuar sot disa fotografi nga kopshti i rindërtuar i Divjakës.

“Një tjetër ndër 126 projektet e programit kombëtar të Rilindjes Urbane për edukimin e fëmijëve e të rinjve, është kopshti i Divjakës ku në vend të një karakatine të vjetër, jashtë çdo standardi, është ndërtuar një qendër shembullore për fëmijët”, shkruan Rama në ‘Facebook’.

“Pamjet flasin vetë dhe ky kopsht, përveç sipërfaqes së dyfishuar të godinës së vjetër, ka edhe tre fusha sporti, një kënd lojërash dhe një park publik”, shton Rama.

Përmes postimeve të përditshme në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama ka bërë publike një sërë projektesh infrastrukturore që janë zbatuar së fundi në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane, dhe që kanë sjellë transformimin e shkollave, akseve të rëndësishme rrugore dhe qendrave të qyteteve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: