TIRANE

Në një kohë që protesta studentore vazhdon, kryeministri Edi Rama nuk lë rast pa thumbuar rivalët e tij në politikë. Pas kreut të PD-së, Lulzim Basha,  Rama ka vënë në shënjestër, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin, të cilën e krahason me magjistarin, David Koeperfild.

Përmes një postimi në Instastory, kreu i qeverisë ironizon mbështetjen e Kryemadhit ndaj protestës studentore, ndërsa shton se ajo arrin të zhdukë partinë mes turmës.

” Jo politikë, jo politikë.

David Koperfildi zhduku trenin mes Saharasë, Doktorresh Mona zhduk partinë mes turmës”, shkruan Rama.

 

Edi Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb