TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm të mirë për tregun e mandarinave në vend, por eksportin e tyre jashtë Shqipërisë. Por pavarësisht statistikave të pulbikuara nga kryeministri Rama, ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” kanë shpërthyer në replika.

Ata i kujtojnë se gjendja e fshatit në Shqipëri është ende e rënduar, ndërsa thonë se bujqësia është në nivelin zero.

“MIRËMËNGJES?
dhe ju uroj ditë të mbarë me këtë imazh të mandarinave shqiptare që sot konkurrojnë në tregun rajonal dhe europian?
Prodhimi i agrumeve shqiptare në sezonin e fundit u rrit me 60%, ndërsa eksporti i tyre pati një rritje spektakolare prej 405% krahasuar me sezonin e vitit 2014 ?
Shumë është bërë për rilindjen e fshatit dhe kalimin nga bujqësia e mbijetesës në bujqësinë e zhvillimit e të rritjes së punësimit. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot në rrugën për #ShqipërinëQëDuam ???? me #Shtet #Punë #Mirëqenie?”, shkruan kryeministri Rama.

Edhe pse kreu i Qeverisë flet për rilindjen e fshatit në këto 4 vite, komentuesit i kujtojnë Ramës se “bujqësia është zero, miellin po ua jep serbi”.

REPLIKAT
Komentuesi: Sesht ber as gje per fshatin rame jemi akoma me cizme te gjitha pa shtrur a ka ndo nje shpres per ne qe cdo dit qe kalon me keq behen gropat neper rrug !

Edi Rama: Eh Sina Sina, prape me rrugen ti, po e di pra e di, po rruget nuk behen me magji?

Komentuesi:Mirmengjes!!!E pyet ndonjehere veten Edi,pse gjithe ajo myzeqe eshte plot me toka te papunuara???!!!Si thosh rusi ne kohen e babaxhanit,mbillni agrume se grurin ua jap une!Ne sot mbjellim agrume por miellin po na i jep serbi!!!!Bujqesia shqiptare eshte zero dhe jo vetem per faj te bujqerve!!!!!

Edi Rama:Jo Rebeli, e pyes veten si do bejme me shume per gjithe ate Myzeqe ku eshte bere kaq shume ne keto 3 vjet e gjysem dhe ku jane rritur me here eksportet ne nje periudhe kaq te shkurter? Dhe bujqesia shqiptare eshte larg se qeni zero sot, po natyrisht ka ende shume akoma per te bere?

Komentuesi:Ma muti

Edi Rama: Paulin, e paske filluar keq mengjesin, po lahu te pakten perpara se te dalesh nga shtepia?

Komentuesi: Perrallat i themi ne darke e jo ne mengjes!!!!!!

Edi Rama:Lulzim me kete emer qe ke mund t’i thuash edhe dy here ne dite s’ka problem?

Komentuesi:Meqenese sot e ke dite pushimi dil nje here ne fshatin sharre 4 km nga kombinati. Dil shiko nje here si eshte gjendja. Dil njehere nga pallati i endrrave ne fushen e realitetit. Filloje nga kthesa e varrezave, dil tek landfilli dhe shiko me syte e tuaj….pastaj dil afer lumit erzen dhe shikoje ne syte e tu kasaphanen mjedisore. Nuk po te kerkojme gje tjeter vetem dil nje here nga fshati yne….

18010470_10154662154616523_716045944541804421_n

rama ok

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb