Nga foltorja e seancës, ku sheshi para parlamentit i është kthyer normaliteti, Kryeministri Edi Rama ka marrë rolin e kritikuesit të mediave, duke mos kursyer edhe ato të huaja. Ndërsa përdori sërish termat ‘kazan’ e ‘kadrinj’ , kreu i qeverisë u shpreh se pa pushim në të gjitha klubet mediatike ekspozohet në vazhdimësi cdo ngjarje që nuk përbën ngjarje.

“Ishte një mundësi për të parë edhe një herë panoramën e ndryshimit rrënjësor që ka nisur dhe vijon në policinë e shtetit dhe në tërësi panoramën e sigurisë në vend. Sot Shqipëria është një vend shumë i sigurtë se 5 vite me parë, kjo nuk ka asnjë diskutim, edhe pse diskutohet pa pushim në të gjitha klubet mediatike dhe vihet në shenjestër në mënyrë të pandërprerë, duke ekspozuar në vazhdimësi cdo ngjarje që nuk përbën ngjarje, që ndodh në Republikë. Ra tjegulla e catisë në fshatin filan mbi kokën e një të moshuare, është jashtë rrezikut. Lajm në televizione kombëtare.Devijoi rrugën shoferi, i dehur, s’pati të plagosur.

Një mori lajmesh të tilla në një kazan që zien e zien kush shfaqet babalja, Nicja i Shijakut apo shoku i tyre i pandashëm, Ervin Salianji. Ajo që vlen të nënvizohet është se të gjithë ata që e marrin për budalla këtë popull, vijojnë të paguajnë koston e këtij nënvleftësimi, që vjens i rezultat i mungesës së vizionit dhe ideve. Më vjen shumë mirë që përsëri sot ne nuk jemi në vend numëro, nuk mjaftohemi me sa kemi arritur, por konfirmojmë se është një shtysë për të shkuar më tutje. Në dy muajt e parë të këtij viti, 60 raste për pastrim parash dhe janë sekuestruar 8.2 mln euro. Ne nuk mund ta harrojmë se kur u zgjodhëm për të marrë mandatin e parë, kryefjalë e gjithë shqetësimeve, ka qenë kriminaliteti. Kjo nuk është më e vërtetë pasi kur zhvilluam fushatën për mandatin e dyte  jo vetëm nuk ishte kryefjalë por policia ishte institucioni më i besuar publik, bazuar në anketimin e BE.

“Boja te muret e ministrisë së brendshme është një produkt që do thithet në tregun ndërkombëtar të medias që nuk është pak. Eurokadrijtë që ngjajnë me kadrijtë lokalë, të cilët janë të pafajshëm, se nuk e dinë se c’ndodh në Shqipëri, duhet të ushqejnë opionin publik sesi një tufë njerëzish hedh bojë mbi një isntitucion në një protestë që ka përfshirë Shqipërinë.”  -vijoi më tej Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb