Kryeministri Edi Rama ka kritikuar deputetët e opozitës parlamentare për zhargonin që përdorin në seancë plenare.

Rama i ka krahasuar deputetët e opozitës parlamentare me ata të Partisë Komuniste në vitin 1945.

Ai gjithashtu ka thënë se deputetët e opozitës parlamentare janë të ardhur nga qielli ose të rënë nga vargoni i partive të opozitës, shkurt deputetë padashje.

Po ashtu Rama ka garantuar se PS është forcë e parë dhe se edhe më 25 prill kjo do të konfirmohet teksa ka paralajmëruar se sërish ai do të akuzohet për vjedhje votash.

”Mos bërtisni këtu sikur jeni deputetë të Partisë Komuniste të 1945. Mos bërtisni këtu me fjalët burg, burg, burg. Prandaj s’dini të flisni se nuk bëni shkolla, nuk dini të bëni tekste shkollore. Si ka mundësi që ju këtu, në burg të fut drejtësia, do ti, s’do ti, dua unë, s’dua unë. Cca jeni ju, ça je, deputet i partisë komuniste të ’45, ca je.

Që ta mbyll, çfarë bëtë, pikërisht se nuk jemi njësoj, ne kemi udhëhequr Reformën në Drejtësi, ne po e bëjmë ne, se Ilir Meta erdhi këtu pasi thoshte se Flota e 7-të Amerikane të vijë në Lalëz unë nuk lëviz.
Bënë votimin më spektakolar që kam parë, me kartonin lart dhe me kokën poshtë. Drejtësia në të gjitha nivelet do kohë. Ju çfarë doni. Kur ishte menduar ndonjëherë, ku mund ta mendonit, që ajo Koorporata e gjykatësve që nuk e prekte njeri me fije, me fije bari do shkallmohej e do ngelej rrugëve. Ajo Koorporata që jepte certifikata virgjërie për deputetët e akuzuar. Për t’i vënë pikë kësaj pune dua ta mbyll me faktin që në këtë buxhet konfirmohet me votën e sotme se në Shqipëri nuk do ketë rrogë minimale nën 300 mijë lekë. Nuk është shumë, por është shumë më shumë nga çfarë ishte. Konfirmim i drejtimit të vullnetit për të vijuar më tutje. Nuk bëhen gjërat si ju. Nuk e keni problem t’i kërcisni një shumëzim e t’ fusni një shifër mbrapa.
Puna është t’i zgjidhësh gjërat kur i ke në dorë. Ky popull është i pagabueshëm kur vjen puna për t’ia deleguar punën personave e forcave që zgjedh. Do ti apo s’do ti Alimadh, do Iliri, Monika, Luli, këtu ka një forcë se mbase krijon ndonjë urë, se Mid’hat Frashëri do e kishte bërë me kohë Aleancën me mua, edhe Abaz Kupi, bashkë me gjithë ata që ishte. Juve mor zotëri, juve gomonen e anti-komunizmit mbi të cilat lundroni mbi pishinat tuaja, e lidhët me anijen e Saliut, u kapët me një Sekretar Partie, ku ta gjesh, ata që nuk i bënë bisht as historisë as të ardhmes. Alimadh, që ta them se të gjitha këto bashkë nuk ndryshojnë dot një fakt. Të vinë paketë, a veç e veç, ka vetëm një forcë këtu, quhet PS. Këtë e dinë dhe demokratët.
Më 25 prill do shihni, do thoni na i vodhën, por ne nuk lëmë asnjëeri vetëm, edhe do jua hapim rrugën për parkun kombëtar të Karavastasë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb