Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Aleksandër Biberaj në emisionin “Frontline” në Neës24 ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si kryehajdutin e vendit.

Gjatë bisedës në studio, ma gazetaren Marsela Karapanço ai u shpreh se Partia Demokratike duhet të jetë më e bashkuar se kurrë dhe se armiku i vetëm i opozitës mbetët kryeministri Rama.

“Të pretendosh që je kryetar i një partie, i pavotuar…Janë disa situata shumë komike dhe për ne demokratët dhe këtë popull janë si tragjedi. Kryellumi i këtij vendi është Edi Rama , figura më e errët e këtij kombi. Ka firmosur 18 VKM për një ditë për inceneratorët, ai është kryehajduti i këtij vendi, ai është kryellumi i këtij vendi. Nëse humbasim më 14 maj është fundi i demokracisë në Shqipëri. Rama dihet që vjedh. Përballë një hajduti, banditi duhet përdor çdo mjet është legjitim, patjetër brenda ligjit. Ai vjedh brenda ligjit, nuk di gjë unë thotë këta e dinë”, ka thënë Biberaj.

 

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Si do të bashkohet PD?

Biberaj: Ka shumë hapësira. Në opozitë ke pushtet moral, por një pjesë e deputetëve kujtojnë se janë në pushtet dhe shohin ëndrra me sy hapur. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të bashkëpunojmë dhe duhet të bashkohemi. Unë nuk jam për ndarje, por jam për bashkim. Më mirë të negociohej me Alibeaj, të pyetej çfarë kërkon, dhe të gjendet kompromisi…Alibeaj kryetar i PD nuk është, as në ëndërr. Unë mbetem për negociata, por është edhe varianti që të ndahen.

Pyetje: A do ta penalizojë kjo krisje në PD për zgjedhjet?

Biberaj: Shumë. Nëse do të dalim me dy kandidatë do të humbasim shumë. E provuam më 6 mars. Nëse Alibeaj vazhdon me këto marrëzi do të shkaktojë dëmtim, dhe besoj do të jetë fundi edhe i karrierës së tij. Politika është mision, këtu është bërë biznes i pistë, por politika është mision. Armiku nuk është në mesin tonë, armiku ynë është Edi Rama.

Vula dhe sigla e PD?

Biberaj: Nëse vendimi do jetë pro Alibeaj, realizohet skenari i Ramës. Duhet menduar për skenarin B që duhet të ketë menduar zoti Berisha. Natyrisht situata politike do të acarohet. Partitë politike nuk mund të kenë aktivitetin e tyre bazuar në gjykatë…Nëse vendimi do jetë kundër PD reale, situata mund të agravojë sepse është vendim që e merr Rama dhe jo drejtësia. Unë do të isha për protesta. E dimë se si funksionon sot gjyqësori, është shtojcë e qeverisë.

Pyetje: Do të këtë ndryshim të rregullave të primareve?

Biberaj: Unë insistoj që duhet të dalim me logon tonë. Ka shumë njerëz që kanë punuar për atë parti dhe duhet respektuar. Me logo të partive të tjera, nuk bëhet.

Belind Këlliçi është kandidati ynë për Tiranën, ne duhet ta fitojmë padiskutim. Tirana, Durrësi, Elbasani. Shkodrën Edi Rama nuk ka shanse ta fitojë.

Shkodra pika më e fortë?

Biberaj: Tirana, Durrësi Elbasani pika ku takohen grupet krimale të Ramës dhe Veliajt. Do të ketë votë masive kundër Veliajt në këtë vend është njeriu më i urryer bashkë me Edi Ramën. Po të ishte në një vend tjetër të botës përfundon pas hekurave. SPAK është në shërbim të tyre. Gjithë problemi ynë është të menaxhojmë votën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb