Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është kthyer në kryeministër të Rublave, perversiteti dhe rob i pushtetit, ndërsa shtoi se e ka kthyer Rilindjen në strehën e imoralitetit në çdo aspekt

I ftuar në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, zoti Meta ka folur edhe në lidhje me ish kreun e PD Lulzim Basha dhe dyshimet për financimet ruse në PD.

Meta u shpreh se ashtu siç ka deklaruar edhe kreu i PD Sali Berisha, ish ambasadori amerikan ka shkuar edhe në zyrën e tij i shqetësuar në lidhje me këtë çështje, por se ai nuk i ka besuar.

Meta shtoi se dyshon se që në momentin që zoti Basha ka hyrë në politikë, ka qenë i infiltruar.

Pjesë nga biseda në studio:

Ç’mund të na thoni në lidhje me kërkesën e SPAK që zoti Bardhi të dorëzojë dokumentin me aktpadinë mbi çështjen McGonigal?

Meta: Rama ka takuar një zyrtar shumë të lartë të FBI në prani të biznesmenëve, pa prezencë të Shërbimit Informativ Shtetëror, pa përfaqësi nga SHBA që ndodh zakonisht në këto takime. E qartë që e ka bërë për të shkatërruar pluralizmin politik, baza e ekzistencës së shtetit të së drejtës dhe rendit kushtetues në vend.
Mund të ketë fakte për PD apo PL por ka një rrugë zyrtare. Por rruga tinëzare e ndjekur prej tij duke korruptuar një institucion të tillë, është akt shumë i rëndë i shkeljes së Kushtetutës. Meriton gjithçka e çdo dënim. Këto janë fakte. Çdo ditë ka artikuj në mediat botërore, është një ngjarje e rëndë.

Ta bëjë këtë gjë kryeministri i një vendi anëtar të NATO, është një gjë shumë e rëndë, goditje me thikë në zemër të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, përfshirje e institucioneve amerikane në luftën e brendshme politike në vend.

Është në radhë të parë kryeministri i Rublave, rob i parasë, pushtetit dhe perversitetit. Rilindja, sekti që është kthyer në strehën e imoralitetit në çdo aspekt, politik, moral, shoqëror, familjar.

Rama ka reaguar sot në Twitter, si e shihni heshtjen e zotit Basha?

Meta: Raporti Rama-Basha më i hershëm se ky zhvillim. E qartë që Rama ka pasur disa të dhëna të caktuara që i ka përdorur përmes personit A që ia ka çuar këtij personi për të krijuar një proces kundër këtij njeriu që nuk e mbajti dot shantazhin dhe presionin sepse qëlloi i dobët.
Ndërkohë që siç e ka thënë edhe Berisha, ish-ambasadori i SHBA i ka vajtur në zyrë pas zgjedhjeve 2017 dhe i ka treguar dosjen e Mother Jones. E njëjta ka ndodhur edhe me mua. Më ka ardhur i shqetësuar ish-ambasadori dhe më ka thënë se ishte i shqetësuar për financime ruse në PD. Më tregoi edhe artikullin e Mother Jones Unë as e kam marrë fare seriozisht këtë çështje, pasi Mother Jones pas asaj bëri një tjetër shkrim për mua që tregon se ishte i paguar.

Procesi si ka ecur më pas tregon se ky ose ka pasur probleme ose është ndjerë në një presion të fortë dhe është dorëzuar. Edhe 17 maji ishte dorëzim tek Edi Rama.

Pakt mes Bashës e Ramës për bashkëqeverisje?

Meta: Mendoj se Basha ka ardhur në politikën shqiptare si i inflirtruar. A ishte që në fillim apo më pas i lidhur me Ramën kjo është gjë tjetër.

Bashën e kam njohur shumë mirë që në 2005, kemi pasur marrëdhënie shumë të mira deri në 2009, në bashkëqeverisjen me Berishën, shihja që kishte disa probleme të mëdha qendrueshmërie e personaliteti dhe më pas e kisha të qartë se nuk ishte ai që paraqitej.

Inceneratorët

Meta: Nga LSI janë bërë që në 2 mars dhe provat ishin flagrante. Numrat e llogarisë dhe bankat ishin atje. SPAK nuk e bëri sepse paratë e inceneratorëve duheshin përdorur nga Rama për të blerë zgjedhjet. Asgjë nuk e justifikon SPAK në vonesat e veta. Kemi të bëjmë me një organizatë kriminale me në krye Rama, që ka marrë vendime të jashtëligjshme të kundërshtuara edhe nga ministrat siç është Cani që kjo është edhe arsyeja se përse është hequr. Njerëzit e përgjegjshëm që dinë rëndësinë e firmës dhe pasojat pas saj nuk i duhen Ramës. Ndaj i kam bërë thirrje administratës të jenë të kujdesshme.

14 maji nëse PD nuk zgjidh problemet e brendshme, do bwhet PL ombrellë për Berishën?

Meta: 14 maji është pak vonë për atë që presin shqiptarët. Pres zhvillime më të shpejta e dinamike. 14 maji ditë e triumfit të opozitës.

Ju vjen keq që do numëroni karriget për këshilltarë dhe jo kryetarëve të bashkive?

Meta: Faktor kryesor për fitoren e opozitës. Do luftojmë për fitoren e 61 kandidatëve për të çrrënjohur monizmin në nivel lokal, por moment i rëndësishëm për të treguar vendosmërinë tonë në mbrojtje të pluralizmit.

21 janari, mund të ketë drejtësi për të vrarët?

Meta: Estradat e Ramës nuk shkojnë, është organizatori kryesor i nxitjes së dhunës mes një grupi të instrumentalizuar dhe institucioneve në tentativë për grusht shteti. Rama është hipokrit i madh se 21 janarin e ka emëruar në krye të bashkisë së Burrelit.

Po në lidhje me Gërdecin?

Meta: Drejtësi me regji, në 7 vite reformë kemi rënë 23 vende në TI. Kjo është një drejtësi e kapur prej fyti nga Rama. Edhe për 21 janarin, është turp që ministri i Drejtësisë del konferencë si të jetë zëdhënësi i PS. Regji politike.

21 janari e Gërdeci zhurmë për tërhequr vëmendjen nga McGonigal?

Meta: Shumë shpejt do përgjigjet para drejtësisë por ka një avantazh se ka licencën e të sëmurit psiqik. E shohim çdo ditë që ka probleme të karakterit psiqik ndryse nuk do e kishte çuar situatën në këtë nivel. Rama për shkeljet e ligjit e Kushtetutës do përgjigjet sipas ligjeve të kohës së tij dhe firmave që kanë hedhur vetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb