VLORË

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur nga Fieri, me të njëjtat tone të ashpra, kryeministrit Edi Rama.

Kreu i Shtetit tha se Rama dhe gjithë të tjerët duhet ta kuptojë se në Vlorë nuk bëhet shaka, duke shtuar se ai do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas Presidentit, Rama është një kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë.

“Të jetë i qetë edhe kryeministri, edhe Tërmet, deri më 26 prill do të jem në Vlorë, ditën edhe natën. Duhet ta kenë të qartë se cdo skenar i ndodhur në Vlorë do të jetë i papranueshëm. Duhet të kuptojnë se në Vlorë nuk bëhet shaka. Ilir Meta do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Ai po përdor gjithë pushtetin për të blerë, shantazhuar. Shpesh ka pasur sukses në këtë rrugën e tij, por pengesa ka qenë Ilir Meta. Kjo është një betejë finale për 100 vitet që vijnë. Nuk është një betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Edi Rama kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, duke tentuar të nxjerrë në shitje edhe atë që ka ngelur, dhe të zëvendësojë vlonjatët e shqiptarët me bangladeshas”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb