TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 15 janarin e shqiptarëve, ditëlindjen e heroit Isa Boletini dhe masakrën e Reçakut. Përmes një postimi në “Facebook”, Rama thotë se e kaluara, me këto dy ngjarje e bëjnë sot të duket cinike çdo përpjekje për të fajësuar me “ligj” çlirimtarët e Kosovës dhe të turpshme çdo orvatje për të rikthyer drejt Kosovës trenin e të shkuarës.

STATUSI I KRYEMINISTRIT RAMA

AMARCORD
Dita e lindjes se heroit Isa Boletini, misherim i qendreses se paepur kosovare qe i rri si lapidar viktimave te masakres se Raçakut qe u krye ne po kete date.

Historia e te reneve te Kosoves nga Isa Boletini tek Adem Jashari, te kujton ate kengen e famshme te rezistences franceze ndaj hordhive naziste, “mik, nese ne lufte bie, nje tjeter, pas teje, del prej hije”.

Djepi ku u perkund, nje 15 janar, Isai i pavdekshem dhe varret ku me 15 janar 1999, u mbuluan trupat e pafajshem te viktimave te Racakut, e bejne sot te duket cinike cdo perpjekje per te fajesuar me “ligj” çlirimtaret e Kosoves dhe te turpshme çdo orvatje per te rikthyer drejt Kosoves trenin e te shkuares”, shkruan Rama duke shtuar edhe dy flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb