TIRANË- Ndonëse është akuzuar nga PD dhe Sali Berisha si urdhëruesi i vendimit për shpalljen “Qytetar Nderi” të Gafur Mazrekut, që plagosi Azem Hajdarin me 5 plumba, kryeministri Edi Rama është shprehur kundër këtij vendimi.

Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama ka kërkuar llogari për këtë akt. Ai e ka quajtur një turp dhe është shprehur se nuk duhet të ishte propozuar asnjëherë.

“Turp! S’ duhet të ishte propozuar asnjëherë. Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur, e ne nuk dimë gjë”, mësohet të ketë thënë kryeministri Rama.

Gafur Mazreku plagosi me 5 plumba Azem Hajdarin në sallën e parlamentit gjatë debatit me të dhe bëri 5 vite burg për këtë ngjarje por sot Këshilli Bashkiak i Hasit vetëm me votat e të majtëve e shpalli “Qytetar Nderi”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb