Vetëm 1 muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama njoftoi dje se do të japë një ‘shpërblim’ për pensionistët shqiptarë.

Bëhet fjalë për një shumë prej 5 mijë lekësh të reja, që do të merret bashkë me pensionet, një lëmoshë kjo krahasuar me vlerën e taksave që qeveria ka mbledhur nga eksportuesit e mëdhenj të energjisë.

Ndërkohë, të shumtë kanë qenë reagimet e pensionistëve sot në “Koha për t’u zgjuar”, në News24, ku një prej tyre e cilësoi shumën një ‘lëpirëse’.

“Kjo është lëpirëse, ne duam indeksim të pensioneve”, tha pensionisti. Ndërkohë, një tjetër pensionist iu bëri thirrje qytetarëve francezë që të vijnë në Shqipëri dhe të nxisin shqiptarët të bëjnë revolucion.
“I bëjmë thirrje popullit francez që të vijë të na ndihmojë që të bëjmë revolucion, kurse ky këtu tallet me ne.”, tha qytetari.

Ndërkohë, një tjetër pensionist tha se shpërblimi prej 50 mijë lekësh të vjetra është sikur të japin një thes miell.

“Isha jashtë dhe e pyeta një pensionist, sa e ke pensionin dhe më tha; 450 euro. Ndërsa unë jam invalid, 120 mijë lekë. Kur do i rrisë pensionet ai? Këtë 50 mijë lekë do e japë, por për sa muaj? Atëherë i them popullit shqiptar, mos u gënjeni me 50 mijë lekë, një me një thes miell, por votoni për ndryshimin”, tha një tjetër qytetar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb