SARANDE– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me banorë të Sarandës. Rama u ndal tek bashkia e Delvines që drejtohet nga LSI dhe kryetar është Rigels Balili, nipi i Klemend Balilit. Rama tregoi për një letër që ia kishte dhënë një i moshuar, duke folur për tepsinë dhe pushtetin.

“Dua një moment qetësinë tuaj, përpara se të nisesha për këtu më erdhi një burrë i vjetër, i dridheshin duart dhe mu lut që të ndaj me ju cka është e shkruar në këtë letër më tha do doja me gjithë zemër ta besoja që pas 25 qershorit shteti vërtet sdo jetë një tepsi për partitë e pushteti por unë jetoj në një vend ku shteti jo vetëm është bërë tepsia e një partie të pushtetit po ku pushteti i asaj tepsie bën të dridhet i madh dhe i vogël nëse hap gojën”, tha kryeministri, duke lexuar më pas të gjithë emrat, të afërm të kryetarit të bashkisë të punësuar në shtet.

1- Shoqëria private e transportit të udhëtarëve- djali i xhaxhait të kryetarit të bashkisë 2- 2- Everton Shehu, drejtor i transporteve, djali i tezes i kryetarit të bashkisë;
3- Elvira Dhima, shefe e financave në DRSHTRRR, kushërira e dytë e kryetarit të Bashkisë
4- Denis Balili, inspektor në IKMT Sarandë, vëllai i kryetarit të Bashkisë;
5- Ingrida Balili, financiare në Drejtorinë e Shëndetit Publik, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë;
6- Rovena Llalla, inspektore e hetimit tatimor në Sarandë;
7- Bashkim Çepani, vjehrri i kryetarit të Bashkisë;
8- Emiljano Hamzai, kushëriri i parë i nuses së kryetarit të Bashkisë dhe shofer i kryetarit të bashkisë;
9- Ëngjëll Hamzai, shofer në makinën e pastrimit të qytetit, daja i nuses së kryetarit të bashkisë;
10- Bajram Alidhima, nëpunës pranë zyrës urbanistike, kushëri i dytë i kryetarit të Bashkisë;
11- Besar Kapllani, jurist në bashki, krushk me kryetarin e Bashkisë;
12- Fatmir Pulaj nëpunës në Bashki, kushëriri i dytë i kryetarit të Bashkisë;
13- Enkelejda Bavaci, punonjëse e zyrës së gjendjes civile, krushk me kryetarin e bashkisë;
14- Velo Maksuti, punonjës Zjarrfikës, krushk me kryetarin e Bashkisë;
15- Elsa Hamzai, mësuese në fshatin Kopaçës, kushërira e parë e kryetarit të Bashkisë;
16- Nasir Isufaj, rojë në spital, krushku i kryetarit të Bashkisë;
17- Mithat Isufaj, roje në shkollë, kushëriri i parë i nuses së kryetarit të Bashkisë;
18- Mezan Nexhipi, përpunues dokumentacioni për lejet e drejtimit në DRSHTRRR, nip i familjes së kryetarit të Bashkisë;
19- Klodian Llalla, mirëmbajtës në ujësjellës, vëllai i drejtorit të zyrës arsimore, lidhje krushqie me kryetarin e bashkisë;
20- Zihni Çapoku, ekonomist në Ndërmarrjen e Ujësjellësit, lidhje krushqie me kryetarin e bashkisë;
21- Pastruese në ndërmarrjen e Ujësjellësit, lidhje krushqie me kryetarin e Bashkisë

Kryeministri theksoi se kjo është Shqipëria që është marrë peng 27 vjet. “Këtu nuk është fjala për një parti, për një sistem partish, që vijnë tek ju me lloj lloj programesh, famujsh, marrin votat tuaja dhe turren në Tiranë dhe i thonë partisë që fiton zgjedhjet, o tepsinë për mua o s’ka koalicion me ty. Këtë sistem ne duam ta përmbysim dhe kjo nuk është një luftë me një parti politike, kjo është një luftë për historinë e re të Shqipërisë”, deklaroi Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS

Më erdhi një burrë i vjetër, i dridheshin duart dhe mu lut që të ndaj me ju, çka është e shkruar në këtë letër. Më tha: Do të doja me gjithë zemër ta besoja që pas 25 qershorit shteti vërtetë nuk do jetë një tepsi për partitë e pushtetin. Por unë tha jetoj në një vend ku shteti jo vetëm është bërë tepsia e një partie të pushtetit po ku pushteti i asaj tepsie bën të dridhet i madh dhe i vogël nëse hap gojën.

Tani unë e lexova këtë letër, nuk i besoja syve. Bashkia Delvinë. Fillojmë me radhë. Shoqëria private e transportit të udhëtarëve që ka përfituar linjat e transportit Delvinë-Tiranë dhe Delvinë-Sarandë e themeluar nga djali i xhaxhait të kryetarit të bashkisë që më pas aksionet ia kaloi dikujt tjetër, që më pas ia kaloi dikujt tjetër përsëri i lidhur me kryetarin e Bashkisë. Everton Shehu, drejtor i transporteve, djali i tezes i kryetarit të bashkisë, Elvira Dhima, shefe e financave në DRSHTRRR, kushërira e dytë e kryetarit të Bashkisë. Denis Balili, inspektor në IKMT Sarandë, vëllai i kryetarit të Bashkisë; Ingrida Balili, financiare në Drejtorinë e Shëndetit Publik, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë; Rovena Llalla, inspektore e hetimit tatimor në Sarandë dhe Bashkim Çepani, vjehrri i kryetarit të Bashkisë; Emiljano Hamzai, kushëriri i parë i nuses së kryetarit të Bashkisë dhe shofer i kryetarit të bashkisë. Ëngjëll Hamzai, shofer në makinën e pastrimit të qytetit, daja i nuses së kryetarit të bashkisë. Bajram Alidhima, nëpunës pranë zyrës urbanistike, kushëri i dytë i kryetarit të Bashkisë; Besar Kapllani, jurist në bashki, krushk me kryetarin e Bashkisë; Fatmir Pulaj nëpunës në Bashki, kushëriri i dytë i kryetarit të Bashkisë.; Enkelejda Bavaci, punonjëse e zyrës së gjendjes civile, krushk me kryetarin e bashkisë; Velo Maksuti, punonjës Zjarrfikës, krushk me kryetarin e Bashkisë; Elsa Hamzai, mësuese në fshatin Kopaçës, kushërira e parë e kryetarit të Bashkisë.; Nasir Isufaj, rojë në spital, krushku i kryetarit të Bashkisë; Mithat Isufaj, roje në shkollë, kushëriri i parë i nuses së kryetarit të Bashkisë; Mezan Nexhipi, përpunues dokumentacioni për lejet e drejtimit në DRSHTRRR, nip i familjes së kryetarit të Bashkisë; Klodian Llalla, mirëmbajtës në ujësjellës, vëllai i drejtorit të zyrës arsimore, dmth. lidhje krushqie me kryetarin e bashkisë; Zihni Çapoku, ekonomist në Ndërmarrjen e Ujësjellësit, burri i tezes së drejtorit…dmth. lidhje krushqie me kryetarin e bashkisë dhe në fund fare se asnjëherë nuk mungojnë as pastrueset në kërkesat e partive të tepsive të pushtetit, s’po ja përmend emrin, pastruese në ndërmarrjen e Ujësjellësit, tezja e drejtorit të zyrës që është krushk i kryetarit të Bashkisë. Tani më thoni ju mua, kjo është Shqipëria që duam ne. Kjo është Shqipëria që është marrë peng 27 vjet. Këtu nuk është fjala për një parti, për një sistem partish, që vijnë tek ju me lloj lloj programesh, famujsh, marrin votat tuaja dhe turren në Tiranë dhe i thonë partisë që fiton zgjedhjet, o tepsinë për mua o s’ka koalicion me ty. Këtë sistem ne duam ta përmbysim dhe kjo nuk është një luftë me një parti politike, kjo është një luftë për historinë e re të Shqipërisë.

Këtë sistem nuk ka kryeministër që e rrëzon, këtë sistem mund ta rrëzoni vetëm ju.

Nuk kam as më të voglin shqetësim për më shumë pushtet për veten. Dua të na besojnë të gjithë ata që na kanë votuar dhe nuk na kanë votuar se po të ishte qëllimi pushteti, sot Luli do ishte në çadër, PD do ishte në çadër dhe ne do prisnin 18 qershorin për të marrë 100 e ca deputetë rehat-rehat. bëmë një marrëveshje për shtetin e shqiptarëve dhe në interes të gjithë shqiptarëve.

Le të bëjnë shantazhe ndaj pleqve, të jenë të sigurt nëse dallga kuq e zi do ngrihet mbi partitë për Shqipërinë, deti kuq e zi do t’i marrë përpara të gjitha ata që nuk e kanë lënë Shqipërinë të bëhet shtet, vend i denjë për burra e gra.

Revoltë për gjithçka keni hequr në zyrat e shtetit në këto 27 vjet. Më lejoni të kem autorizimin tuaj për të pasur numrat e mjaftueshëm në parlament që të mos kemi nevojë të shtrimë dorën për të bërë koalicione që në tv duket sikur janë për ju, por fillojnë nga vetja, për ata që partitë i fillojnë vetëm për vete. PS nuk është e përsosur. PS nuk është e pagabueshme, përkundrazi edhe qeveria jona, qeverisja jonë nuk ka qenë e përsosur. U them të gjithë atyre që thonë jam me PD-në: Të jesh me PD e qofsh mirë tërë jetën, por zgjedhja se për kë voton është çështje interesi, kombëtar, qytetar, komunitar dhe familjar. Sot këto interesa i përfaqëson PS-ja sepse është skuadra më e mirë për ta marrë në punë. ndaj kush është me PD-në, apo kush thotë jam i djathtë, le ta mbajë në zemër, edhe Saliun ta mbajë në zemër, edhe fotografinë e Lulzim Bashës ta mbajë në dhomën e gjumit.

(d.d/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: