TIRANE- Afrim Bakaj është liruar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, dhe në vend të tij vjen Isuf Shehu. Kjo lëvizje është bërë ditën e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas të cilit lirohet nga detyra Bakaj dhe në vend të tij emërohet Isuf Shehu.

Deri më tani, Shehu i zgjedhur nga PDIU, ka mbajtur postin e nënkryetarit në Bashkinë e Tiranës.

vendimi

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb