TIRANE- Deputeti Dogjani i është përgjigjur kryeministrit Rama i cili nga foltorja e Kuvendit i tha “ti duhet të nisesh për Gjermani. Je subjekt i ligjit gjerman”.

Rama: Ti duhet të nisesh për Gjemani, je subjekt i ligjit gjerman, Llane edhe për emrin që ke e merr padyshim. Të bëhesh gjerman nga shqiptar është shumë më e lehtë, është shumë me e lehtë të bëhesh anëtar i PD nga PS, nuk diskutohet, kush e bën atë kapërcim nuk e frenon më asgjë, në këtë pjesë unë të inkurajoj”­ tha Rama.

Dogjani: Do doja të ishin të vërteta ato që tha kryeministri, por çdo gjë u tha si në fushatë elektorale, ku i mashtronte për çdo gjë, dhe s’bëhej asgjë. Në fushatë thoshte ulim taksat, por tani po i mbyt qytetarët. Sa i takon emrit tim që e kam Asllan, jam shumë krenar, dhe Gjermania ja ka dhënë këtë përgjigje. Nuk ka thënë kush se Gjermani s’na pranon se jemi myslimanë, por për kushtet ku i ke çuar ti shqiptarët. Ju nuk keni parë gjë akoma. Qytetarët do ju shporrin jo në 2017, por më përpara”, tha Dogjani.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: