TIRANE– Kryeministri Edi Rama thotë se lufta ndaj informalitetit do t’i japë mundësinë Qeverisë që të rrisë rrogat dhe të ulë taksat. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Qeverisë shkruan se do të ndëshkohen të gtjihë ata që vjedhin konsumatorin dhe shmangin taksat.

“Lufta e përbashkët me informalitetin do të na japë mundësinë të rrisim rrogat dhe ulim taksat. Shembujt dhe shifrat ndihmojnë për të kuptuar se sa shumë kemi bërë në 20 muaj në luftën kundër informalitetit, por edhe se sa e madhe është mundësia që na jep më tutje një luftë frontale, e përbashkët, e çdo qytetari që do rritje rrogash dhe e çdo biznesi që do ulje taksash, kundër atyre që vjedhin konsumatorin duke mos dhënë kuponin fiskal për atë që shesin si edhe atyre që u bëjnë konkurencë të pandershme bizneseve të rregullta duke shmangur taksat”, shkruan kryeministri Rama.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb