Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mori pjesë në Konventën e Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në fjalën e tij përshëndesë, Rama theksoi se Lugina e Preshevës është referencë heroizmi dhe atdhedashurie. “Të jesh në Luginën e Preshevës është gjithnjë krenari. Çdo shqiptar duhet të vijë në Luginën e Preshevës si në shtëpinë e tij. Lugina e Preshevës është referencë heroizmi dhe atdhedashurie”, tha z. Rama.

Më tej, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim u shpreh se Lugina e Preshevës duhet të kthehet në një model bashkëpunimi dhe integrimi në rajon.

“Mirënjohje Luginës së Preshevës për shpirtin e paepur të lirisë. Lugina e Preshevës duhet të bëhet model bashkëpunimi dhe Integrimi në rajon”, theksoi z. Luan Rama.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: