TIRANË

“Marrëveshja me Greqinë është bërë. Gjithçka është gati”. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” duke iu dhënë një lajm të mirë atyre që punojnë në vendin fqinj. Rama tha se të gjithë ata që do të shkojnë të punojnë, punëtorë sezonalë do të dalin në ditët në vijim dhe do të shkojnë në Greqi.

Sa i përket hapjes së kufijve Rama foli për korridore dhe turizëm të brendshëm.

“Po shikojmë hapjen e kufijve tokësorë me Greqinë dhe Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, është një vendim i vështirë që do e marrim në ditët në vijmë, por që do të jetë brenda majit. Dy rreziqet më të tmerrshme është turizmi të cilin nuk mund ta mbajmë mbyllur dhe e dyta është transporti publik. Për hapjen e kufijve kam parasysh hapjen e kufijve për qytetarët shqiptarë, që janë në anën tjetër të kufirit. Natyrisht që kufiri me Kosovën është kufiri me një pjesë tjetër të qytetarëve shqiptarë. Ne sot mund të sjellim në Shqipëri turistë më shumë se çdoherë tjetër. Kërkesat janë të pafundme nga vendet që përmende, Hungaria, vendet nordike. Çështja është a duhet apo s’duhet t’i sjellim?! Janë qeveritë e tyre që thonë jemi gati t’i mbështesim turistët që të vijnë këtu pasi Shqipëria ka situatën më të mirë por pyetja është a duhet apo jo. Ne po synojmë një turizëm të brendshëm ose me korridore”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb