Në emisionin “Open” në News24, ish-deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati është përplasur me ish-zv ministren e Jashtme, Edith Harxhi për projektin, “Ballkani i Hapur”.

Gjatë fjalës së tij Bushati tha se influenca ruse në Ballkan është e limituar.

Nga ana e saj, Harxhi ka kundërshtuar, duke u shprehur se kjo nuk është e vërtetë, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama sot po bën marrëveshje me pinjollin e Lavrov.

“Në kushtet kur janë të rrethuar nga të gjitha krahët dhe nuk iu lejohet të ulen në Serbi. Lavrovi nuk u ul. Ne s’ta lëmë të vijë mikun në shtëpinë tënde se të kemi rrethuar, këtë ka thënë Rama. Fakt është që Rusia e ka shumë të limituar interesin dhe influencën ne Ballkan, ka kundërshtuar Malin e Zi dhe Maqedoni dhe influenca ruse po ngushtohet. Ne e dimë marrëdhënien e Serbisë me Rusisë, por fakt është që nuk ka influencë kur nuk lejohet të ulet. The Economist ka dhënë një opinion dje që hapja për një front të ri është gjëja e duhur…Në kushtet kur NATO dhe BE mund të hapin procedura të përshpejtuara për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, edhe këto vend mund të kapin këtë trend”, tha Bushati.

Harxhi: Rama bën marrëveshje me pinjollin e Lavrov,. Ju a lexoni raporte ndërkombëtare apo jo. Po flas për rrezikun rus në Ballkan, për rrezikun Kinez në Ballkan. Shihni pesë vitet e fundit sa armë ushtarake ka blerë Serbia nga Rusia dhe Kina. BE i kërkon çdo ditë Vuçiç të ndërmarrë sanksione. Rreziku rus dhe influenca ruse shtohet çdo ditë në Ballkan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb