FIER – Kryeministri Rama me 400 dele e qingja ka mbërritur sot në fermën e Nebi Resulajt në Fier, duke e dëmshpërblyer këtë familje për humbjet e mëdha që pësoi nga përmbytjet dhe duke dhënë shembullin se kështu do të veprohet me të gjithë.

Duke postuar fotot ku Kryeministri shfaqet si rrallëherë, ai shkruan: “Në fermën e Nebi Resulajt dhe djemve të tij punëtorë, Mentor e Klinton, gjatë kthimit të 400 krerëve të humbur nga përmbytja. Kështu do të ndodhë në çdo familje fermere që ka humbur gjatë përmbytjes gjënë e gjallë dhe çdo kokë bagëti do të zëvendësohet brenda muajit shkurt. Kështu askush nuk do ta humbi periudhën e qumështit që nis në mars.”

Që pas përmbytjeve që shkatërruan thuajse të gjitha fermat bujqësore dhe blegtorale në jug të vendit, Qeveria ka nisur të japë ndihma dhe të dëmshpërblejë fermerët, duke nisur nga zëvendësimi i bagëtive për të vazhduar me serat dhe në fund, edhe me shtëpitë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb