TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me debatin e ditëve të fundit për reformimin e Akademisë së Shkencave dhe zgjedhjeve që do të mbahen në këtë institucion.

Në një postim të shkurtër në ‘Facebook’ Rama ka mbështetur idenë e akademikut Artan Fuga, për reformim e Akademisë. Kreu i qeverisë ka paralajmëruar se ky institucion nuk do të marrë asnjë qindarkë nga buxheti nëse nuk reformohet, ndërsa shton se duhet t’i jepet fund farsës.

“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës”, citohet në mesazhin e Ramës.

Pak ditë më parë akademiku Artan Fuga i dërgoi një letër kryeministrit, ku shprehte shqetësimet e tij lidhur me Akademinë e Shkencave, reagime për të cilat mori edhe kërcënime. Fuga ishte kundër zgjedhjeve farse në këtë institucion.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: