Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë të PS në qarqe në selinë rozë.

Rama më 9 shtator i dha detyra drejtuesve politikë, një prej tyre ishte paraqitja e raporteve mbi problematikat që hasinë në qarqe, qeverisjet e tyre si dhe ecuria e fushatës për zgjedhjet e 2021.

Me nisjen e një parafushate elektorale, Rama bëri dhe lëvizjet e tij sa i përket drejtuesve politikë nëpër qarqe duke marrë vetë drejtimin e Durrësit, Lindita Nikollën në Lezhë, Ilir Beqajn në Shkodër, teksa Tiranën ia besoi Erion Veliajt, Elisa Spiropalit me kryetar Ervin Bushatin.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se kjo është mbledhja e 2-të e Ramës me drejtuesit politikë të qarqeve teksa PS tashmë ka shpallur objektivat, mandat të tretë me 800 mijë vota që përkthehen në 74 deputetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb