TIRANE – Dy ditë pas zgjedhjes së sekretarëve organizativë të PS-së, kreu i socialistëve Edi Rama i ka mbledhur ata në selinë rozë, në një takim që zgjati rreth 70 minuta. Mësohet se në mbledhje kryeministri Rama ka ndarë detyrat për sekretarët e rinj që u zgjodhën në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, dy ditë më parë.

Sekretariati Ekzekutiv:
1. Sekretar për Organizimin Administrativ, Bashkim Fino
2. Sekretar për Organizimin Dixhital, Alfred Peza
3. Sekretar për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin, Musa Ulqini
4. Sekretare për Rininë, Elisa Spiropali
5. Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokëdhima
6. Sekretare për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti
7. Sekretar Kombëtar për Programin, Ilir Beqaj

Pas përfundimit të procesit të zgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë së re si edhe Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë Socialiste, në një reagim në rrjetet sociale Kryetari, Edi Rama, e cilësoi si një tjetër tregues të demokracisë në Partinë Socialiste. “Një tjetër ditë e shënuar demokracie në PS. Moment mbresëlënës tërheqja e Namik Dokles nga gara për kryesinë, me fjalët, ‘Jam prej njëzetepesë vjetësh anëtar i kryesisë së PS, është momenti që t’i hap rrugën një më të riu, të një gjenerate më të re!’. Duartrokitje shumë të ngrohta dhe emocion i veçantë në sallë”- u shpreh Rama.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: