TIRANE

Një ditë pas protestës së opozitës kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me gazetarët. Kryeministri Rama në fjalën e tij, teksa komentoi situatën politike në vend u ndal edhe të përgjimet në dosjen 339 ku është i implikuar edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako. Rama, u shpreh që për të ngritur akuza dhe për ta dërguar tjetrin para gjykatës duhen prova dhe jo vetëm kaseta.
Kryeministri tha ndër të tjera që nuk duhen marrë të mirëfillta akuzat ndaj individëve të caktuar vetëm për faktin që bien në kryq në muhabete dhe propagandë, ndërsa shtoi se Vangjush Dako ka fituar edhe në vite kur Partia Demokratike ishte në pushtet, apo edhe më e fortë sesa ajo që është sot, e drejtuar nga Basha.

“Nuk ka nevojë ta imagjinoj se kam qenë. Praktiktisht po i referohem periudhës kur në opozitë morën aksionin opozitar. Ça kërkonim ne? Një Komision Hetimor për të hapur të gjithë rezultatet hetimore. E kupton ça kërkonim ne? Deri në pikën që të hynim në grevë urie. Nuk ishte e lehtë, ishte një proces me tension bojktoti i parlamentit. Ju e mbani mend shumë mirë, nuk po i diskutoj proceset ne fituam zgjedhjet. T’i kishte fituar zgjedhjet me 10 vota PD dhe ne do ishim duke kënduar për ju.
Kishte shumnicën e Komisionit Zgjedhor, Ministrinë e Brendshme dhe shiko se çfarë bën. Unë nuk jam përgjigjur sikur më përpara por do ndërtoj me mundim paqen tonë.
Kush ishte qëllimi ynë? Ishte të blindonim zgjedhjet, ishte një proces që na uli në zgjedhje, një blindim i procesit zgjedhor bëmë programin. Sikur ai të ishte unë, do kishte fituar në 2017. Sikur unë të isha ai nuk do kisha fituar as në 2021. Ky është problemi!
Unë kam besim të madh te Forcat e Policisë. Folët jo më tani që ka dosje. Është fatkeqësi. Legjenda që nuk mbarojnë kurrë, cilat përgjime. Të cilat në vetvete nuk përbëjnë asnjë provë nuk është provë. Nuk e merr dot ta çosh tjetrin në gjykatë me kaseta, duhet hetimi.
Në Dibër u vendos në përgjim partia politike, si grup i strukturuar kriminal. Vangjush Dako fitoi në 2007. Kush ishte në pushtet? Fitoi në 2011, kush ishte në pushtet.
Do thoni që ju partia e Lulzim Bashës në 2017 ishte më e forte se partia e Saliut, Ridvan Bodes, Jozefina Topallit.
Mos e harroni eksperiencën, e gjithë kazanit të përgjimeve që sollën kërkesën për burg të Saimir Tahirit brenda 24 orëve. Prokuroria e antimafias në Itali nuk është shaka. Që do të thotë nuk bien njerëzit në kryq me muhabete, propagandë pse i doli emri aty apo aty”- u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb