Në Kuvend, i pari i qeverisë, Edi Rama, foli edhe për shtrëngimin e masave për ata që përfshihen në shitblerje votash në zgjedhje.

Ai madje tha se PS-ja do të propozojë masa konkrete në Kodin Penal.

“Ne kemi mundësi së bashku të adresojmë në kodin penal shumë shpejt disa masa të reja për integritetin votës, shitbljerjen e votes. Ne do bëjmë propozimet tona, palët e tjera të bëjnë të tyret. Ne mund ta shtrëngojmë rrethin për ata që ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm në fushatë”,- tha Kryeministri.

Duke marrë si shembull Italinë, kryeministri mbrojti indirekt kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, i cili doli në përgjime me Avdylajt e Shijakut, grup kriminal që kishin mbledhur vota për të.

“Shitblerja e votës diskutohet sot edhe në Parlamentin italian. Ka në Itali deputetë të dënuar për bashkëpunim me mafian, edhe për vota të blear akuzohen por ama nuk ka një njeri, një individ të çohet e të thotë që meqë forca filan dhe deputeti filan ka pranuar si dhuratë një numër të caktuar votash, zgjedhet në Itali janë të pavlefshme”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb