Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook është shprehur mbi situatën e pandemisë që kaloi vendi, ndërsa shkroi se në vitin 2021 Shqipëria pati 18% më shumë vdekje se në vitin 2020 dhe 38% më shumë se në 2019.

Sipas tij arsyet e humbjeve kaq të larta janë keq menaxhimi i pandemisë dhe gjendja e sistemit shëndetësor me mos përgatitjen në kohë, më konkretisht me mos nxjerrjen e konkluzioneve nga Italia në periudhën e parë, kujdesin parësor, mos mbrojtja e personelit mjekësor dhe mos aktivizimi i spitaleve periferike ndër të tjera.

Më tej ai shtoi se kryeministri Rama mburret me vaksinat kontrabandë, ndërsa deklaroi se kontrabanda u stimulua nga shteti, ku sipas ti janti viralet nuk u regjistruan dhe u përdorën ilegalisht edhe në spitale me kosto shumë të lartë për qytetarët.

Njoftimi i plotë:

Keq menaxhimi Covid, dukuri e nje sistemi ne kolaps e pa perspektive.
Dje ne Kuvend, mareveshja per vaksinat.
Shqiperia ne 2021 pati 18% vdekje me shume se ne 2020 dhe 38% me shume se ne 2019, para pandemise.
Ne 2021 jeta mezatare u ul me 2,5 vite ndaj 2019, ulja me e madhe kjo ne Europe.
Ne teresi humbjet Covid jane reth 22 mije jete njerezish.
Qytetaret paguan nga xhepi 190 ME gjate pandemise, shteti rimbursoi 300 mije.
Ndersa per vaksinimin Shqiperia ka realizuar deri sot 105,4 injeksione vaksinash per 100 banore, kur mezatarja boterore eshte 162,26.
Aresyet e humbjeve kaq te larta jane keq menaxhimi i pandemise e gjendja e sistemit shendetesor me mos pregatitjen e tij ne kohe, me konkretisht:
—Periudha e pare deri ne perfshirjen e vendit tone nuk u shfrytezua e as u nxorren konkluzione nga problemet ne Itali.
–Kujdesi paresor, qe eshte kolona kryesore paradoksalisht u perjashtua.
—Personeli nuk u mbrojt, duke humbur jeten 50 mjeke.
–Spitalet periferike cuditerisht nuk u aktivizuan e cdo gje u koncentrua ne Tirane, duke krijuar mbi ngarkese, ulje te cilesise e panik te popullesia.
–Mungoi rimbursimi i shpenzimeve te realizuara nga qytetaret.
–U krijuan vonesa e mangesi te pa faleshme me vaksinimin, si dhe nje konfuzion i plote duke e mbushur vendin me vaksina te pa sigurta, te pa certifikuara, si ato kinezet.
Sot me kete mareveshje u kujtuan te flasin vetem per vaksinat Pfizer!
Ndersa Kryeministri mburet me “vaksina kontrabande”, krejt e pa pranueshme kjo.
Ne fakt kontrabanda u stimulua nga shteti, psh anti viralet duke mos i rregjistruar ato u perdoren ilegalisht edhe ne spitale, me kosto shume te larte direkte per qytetaret.
Pra keshtu u demtua jeta, shendeti, financat personale e u krijua nje kontrabande.
Kjo pandemi tregoi se Shendetesia ka nevoje per ndryshime rrenjesore ne sistem, menaxhim, organizim, financim, rimbursim, etj.
Aktualisht psh rimbursohet nen 50% e vleres se medikamenteve te konsumuara ne vend, kur mezatarja europiane eshte 95%.
Kjo kerkon dhe buxhet, finacime, qe edhe per 2023 jane ne nivelin me te ulet ne Europe.
Sepse perseri buxheti i shendetesise ze vetem 2,1% te GDP, ndersa nga kontributet direkte nuk jane me shume se 0,8%.
Varferi e thelle kjo per sistemin, mungese perspektive e vizioni, aspak premtuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: