Deputeti Edmond Spaho, në fjalën e tij jashtë godinës së Kuvendit, aty ku opozita po mban protestën, ka deklaruar se

Spaho: Rama ka blerë drejtorin e kundër inteligjencës në SHBA. As Kina e Kuba nuk arritën të rrënojnë në këtë shkallë sigurinë kombëtare të SHBA.

Kjo është çështje e amerikanëve, ne interesohemi për përpjekjet e Ramës për të shkatërruar opozitën në Shqipëri.

Ish-kryetarin e PD e kapi peng duke i mbyllur gjyqin në Tiranë. Sot hiqet si viktimë, por nuk është. Duhet të japë përgjigje se ku i ka gjetur ato para nga oligarkët apo rusët, sepse në PD nuk kanë hyrë kurrë para.

Ai që hiqej si pro amerikan doli se ishte më anti-amerikani, më i madh edhe se Enver Hoxha, që vepronte në kushtet e një diktature.

Kë ka takuar McGonigal kur ka ardhur në Shqipëri. A është takuar me prokurorë e gjykatës?
Rama thotë do të shkoj në Kuvend kur të dua unë. Po kush je ti mor birbo?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: