Flamur Noka ka shpërthyer ndaj qeverisë, duke iu drejtuar: Ju jeni të neveritshëm!

Nga Kuvendi,  Noka tha se Edi Rama hapi hetim ndaj tij pse denoncoi se në Elbasan votonin operatorët në vend të votuesve, ndërkohë që hetimi duhej hapur për këta të fundit.

“Pse u kërkova operatorëve në Elbasan të mos ndërhyjnë në procesin e votimit, Rama më hapi hetim. Dhe nuk kërkuan hetim për drejtorët që gjeta në QV duke kërcënuar votuesit për të votuar PS dhe të tregonin votojnë me foto, as për operatorët që votonin për qytetarët.

Nuk kishte shteti të hetojnë operatorin por më hetoi mua. Në Belshi fitoi kandidati jonë dhe thanë ‘jo, jo, prit se do votojnë të burgosurit’. Asnjë i burgosur nga Belshi, të gjithë të ardhur nga vende të tjera, kutia u mbush me zero. Në gjithë botën të burgosurit votojnë kundër qeverisë, këtu paskan votuar për qeverinë. Po ky është një turp, është neveri. E di ç’a jeni ju?  Ju jeni të neveritshëm”, tha Noka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: