Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e gjashtë të përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosvës, kryeministri i vendit, Edi Rama e ndali theksin e tij tek kriza e Covid dhe se si falë marrëveshjeve të arritura me Kosovën më herët u shënua niveli më i lartë i shkëmbimevetregtare.

Po në këtë linjë, Rama tha se me Kosovën jemi në drejtimin e duhur për nisjen e korridorit dixhital Prishtinë-Tiranë mbështetur në teknologjinë 5G, raporton “BalkanWeb”.

“Kriza nxori në pah dobësitë dhe pikat e forta. Ky është fakt, por fatkeqësisht pak kush ose askush se ka marrë mundimin të flasë që si rezultat konkret i lehtësimit të barrierave është shënuar rritje e shkëmbimeve tregtare. Vitin e kaluar ka bërë që bashkëpunimi ekonomik të arrijë kuotat më të larta, rreth 305 milion euro.

Morina gjatë gjithë pandemisë ka funksionuar. Qarkullimi i mallrave s’ndali asnjë sekondë mes vendeve tona. Pika tjetër me theks është ndërlidhja dixhitale dhe hekuroudhore. Hap të rëndësishëm do hedhim sot në këtë drjejtim. Ky hap do kërkojë kohën e vetë, por shkon paralel me atë që po realizojmë: një port të përbashkët në Durrës të Shqipërisë dhe Kosovës dhe gjithë rajonit që e kërkon vetiu një lidhje të shumfishtë përfshi edhe hekurudhën.

Së shpejti pas një odiseje të gjatë në labirintet e BB nisim ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ky hap shkon në drejtimin e duhur për të zhvilluar korridorin dxhital Prishtinë Tiranë mbështetur në teknologjinë 5G. Bëj me dije për kryeminsitrat e rajonit që të shohin mundësinë për teknologjinë 5G, rrjet i sigurt, por që duhet të shikojmë për alternativën e duhur. Kapacitetet energjetike, edhe kjo një temë që duam ta cojmë përpara drejt një integrimi jo vetëm të strukturave por edhe poltikës energjetike”,- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: