VLORE- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me operatorët turistikë të qytetit të Vlorës nuk i kurseu batutat dhe ‘thumbat’ për Partinë Demokratike. Teksa i dha fjalën një prej operatorëve të pranishëm, i pari i qeverisë kërkoi që t’i jepej vëmendja një ‘demokrati’. Kryeministri iu shpreh të pranishmit se ishte taksirat që biznesmeni ishte me PD-në.

“Jepja këtij demokrati fjalën. Je mërzitur pak sot por kështu është kjo punë. Taksirat që ke lind me PD”, tha Rama. Nga ana tjetër ai shtoi se shërbimi ndaj qytetarëve dhe turistëve në vend lë për të dëshiruar, ndërsa theksoi rëndësinë se kushtet duhet të përmirësohen. Ai solli shembullin e shtetit fqinj, Greqisë sa i takon turizmit, duke shtuar se ‘grekët e kanë shërbimin e lodhur, por janë ku e ku më mirë se ne’.

E di që doni më shumë por pavarësisht të gjithave, mrekullia s’kemi bërë, por ajo që kemi provuar është se ne me një vizion që është i duhuri dhe se në funksion të këtij vizioni, dimë radhën e gjërave. Ne jemi në betejë me llumin e trashëguar për kanalet vaditëse. kemi dyfishuar sipërfaqen ujitëse. Ka akoma shumë për të bërë, por jam shumë optimist se me gjithë strategjinë që kemi ndërtuar dhe me mjetet që u kemi vënë bashkive, ne do arrimë që në harkun kohor të 2 viteve të ardhshme, mos të kemi më asnjë cm tokë buke që nuk ujitet. Nëse shohim rrugën e re përgjatë zonës së Labërisë, këtë nuk e bëjmë që të qarkullojnë normalisht njerëzit, por të rritet dhe ekonomia. Duhet të rrisim shërbimin. Edhe grekët që e kanë shërbimin të lodhur janë ku e ku me ne, sa i takon cilësisë së shërbimit”, tha Rama.
Rama
BATUTAT
Rama:
Jepja këtij demokrati fjalën. Je mërzitur pak sot por kështu është kjo punë. Taksirat që ke lind me PD
Demokrati: Kur ishte Berisha në 2001 në Vlorë, ia kërkova të ndërtohej aeroporti, por nuk mu përgjigj. Në një rreth më të ngushtë, kur e pyeta, ai më tha: “Se bëjmë dot”. Ti ke bërë shumë për Vlorën, sa nuk e ka bërë njeri dhe jo për voto
Rama: Unë dua votën tënde
Demokrati: Votën time e ke
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: