*Prezantohet Reforma për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave
*Qato: Përfitojnë 75% e pronarëve
*Naço: Pakt kombëtar për zgjidhjen e çështjes së pronave, secili të lëshojë diçka nga vetja

TIRANE- Problemi i pronave për kreun e qeverisë, Edi Rama përveçëse mban peng integrimin e vendit përbën edhe një shqetësim për brezat që do të vijnë. Sipas tij me reformën e prezantuar sot synohet t’i jepet zgjidhje problemeve në një afat 10 vjeçar.

Ai nuk nguroi të etiketojë gjyqtarët dhe vendimet e tyre në lidhje me këtë çështje si “banda kriminale” që me një të rënë të çekiçt zhvilluan ketë kasaphanë.

“Ka pretendent për prona sa dyfishi i sipërfaqes së vendit tonë. Kërkesat për prona janë dyfish një absurd i zhvilluar falë një bande në sistemin e drejtësisë, një bandë kriminale që ka bërë një kasaphanë duke përdorur çekiçin e gjykatësit. Duke i kthyer prona kujt nuk i takon dhe duke mos ua kthyer kujt i takon. I kanë dalë pronarë edhe kalave e kështjellave”,- tha Rama.

“Kemi çelur një proces që na sjell këtu mbi një bazë krejt të re, duke shmangur faturat e njëpasnjëshme dhe marramendëse që mbledh Shqipëria për shkak të një politike destruktive nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, kemi racionalizuar një proces që do të duhej 1 mijë vite për tu përmbyllur. Në 8 vite jo vetëm që nuk ndryshoi asgjë, vlerësimi erdhi duke u rënduar, por më e keqja është që edhe gjendja e pronave erdhi duke u bërë çdo vit dhe më katastrofike. Përpjekje madhore dhe sistematike duhen ndërmarrë për zgjidhjen e problemit të pronave”, – shtoi ai.

“Me trasenë që çel ky projekt,- shtoi Rama,- për vetëm 10 vite ne mbyllim një problem që do shkonte 1000 vjet nga pikëpamja përmbajtësore dhe nga pikëpamja financiare që mund të shkonte 350 vjet”.

Naço: Pakt kombëtar për zgjidhjen e çështjes së pronave, secili të lëshojë diçka nga vetja
Në fjalën e tij, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço tha se kjo reformë do ti japë zgjidhje një problemi të zvarritur në këto 23 vite që veç të tjerash ka sjellë edhe shumë probleme sociale për shtresën e pronarëve. Naço tha se zgjidhja që do i jepet çështjes së pronave duhet të jetë e qëndrueshme dhe e gjithë pranuar nga grupet e interesit.

“Është fakt që në këto 23 vjet kjo çështje është zvarritur dhe futur në labirinte. Kjo mazhorancë i prezantoi Kuvendit në plan politik, ne premtuam se do t’i japim zgjidhje. Ne premtuam se pronarët do jenë pronarë të ligjshëm në pronat e tyre. Ne nuk nxituam, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nisi këtë proces në bazë të një plani konkret veprimi. Premtuam dhe realizim një proces skanimi të plotë, krijuam regjistrin dixhital. Analizë të plotë të kuadrit ligjor, identifikuam problemet e pronarëve që iu ishte premtuar se do ishin pronarë por asnjëherë nuk kishin marrë zgjidhe. Zgjidhjet ishin provizore dhe asnjëherë vendimtare duke e kaluar këtë panoramë vit më vit nga një qeveri tek tjetra. Gjatë këtij procesi ne morëm konsulta me ekspertë vendas dhe të huaj, ne kemi informuar dhe sot në fazën ku po paraqesim para jush nismën marrim përsipër përfundimin e kësaj çështje brenda një kohe të përshtatshme., Të flasim hapur dhe pa doreza me njëri-tjetrin, zgjidha do ketë ndikim për brezat që do vijnë. Daj duhet të jetë një zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë si dhe e gjithëpranuar”,- tha ai.

Ministri foli për një pakt kombëtar ku secili duhet të lëshojë diç ka nga vetja, pr të dhënë një zgjidhje.

“Duhet pakt kombëtar ku secili nga ne të lëshojë diçka nga vetja. Qeveria do lëshojë për kompensimin financiar, ne s’kemi ardhur të fshihemi, po të fillojmë këtë proces për të zgjidhur këtë problem me pasoja të rënda sociale. Të mos vazhdojmë më me metodën e viteve të shkuara. Kjo reformë vendos balancë mes interesit publik dhe pronarëve. Pakt kombëtar, ku secili nga aktorët të lëshojnë diçka nga vetja. Maxhoranca e ka bërë, do vërë në garanci 20-fishin e fondit për një afat 20 vjeçar. Ne zgjodhëm që këto fonde ti kalonim për të korrigjuar një gabim të së shkuarës”,- theksoi ai.

Qato: Përfitojnë 75% e pronarëve
Gjatë prezantimit drejtoresha e AKKP-së, Sonila Qato bëri me dije se nga kjo reformë do përfitojnë 75% e pronarëve të tokave bujqësore dhe truall.

Ajo bëri të ditur se reforma konsiston në një “Shpërblim të drejtë brenda një afati të pranueshëm”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: