Kryeministri Edi Rama ishte këtë mesditë në Golem, ku një drekë me sipërmarrësit e vijës bregdetare tha se do ta këpusë zinxhirin e infektimeve dhe do t’i hapë rrugë një sezoni të lehtësuar turistik.

Mes të tjerash, Rama tha se pasi të vaksinohen të moshuarit, që janë mosha më e prekshme nga armiku i padukshëm, do të nisë vaksinimi i punonjësve të hoteleve.

“Në momentet më të rënda kur ra tërmeti hapët dyert dhe gjithë këto struktura i vutë në dispozicion. Një ditë të gjithë do të ikim në botën tjetër, kështu që kur të ikni atje, do ta keni këtë si certifikatë mirësie dhe do iu falen shumë gjëra. Nga ana tjetër, më vjen shumë mirë që po vazhdojnë investimet. Me vaksinimin masiv e kemi shumë të bindur që ta këpusim zinxhirin e infektimeve në shumë pjesë dhe do të hapim rrugën për një sezon goxha të lehtësuar turistik.

Ne kemi plan të mbështesim, sapo të kryhet kjo faza e parë e moshave më të prekshme nga armiku i padukshëm, të bëjmë vaksinimin e punonjësve dhe punonjësve në fabrikën e material-porositësit, dhe njëkohësisht edhe vaksinimin e punonjësve të hoteleve, sidomos aty ku ka masë njerëzish. Ju jeni kategoria që keni dalë më mirë nga kjo situatë, pavarësisht se ju s’do ta thoni kurrë këtë, ju do ankoheni. Sa herë vjen puna te qeveria, teoria e gjithë dynjasë është ‘beben që nuk qan, nuk e ushqen nënën’, kështu që qeveria është si nëna që sa më shumë qan, aq më shumë shans ke të marrësh pjesën e qumështit. Ne bëjmë sa mundemi, nuk bëjmë sa duam”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb