DURRES– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me gratë e Durrësit. Që në nisje të fjalës së tij, kreu i Qeverisë nuk i ka kursyer komplimentat për gratë.

Duke e nisur fjalën e tij me një batutë, Rama tha se “Nuk ka rrethim më të bukur, se rrethimi i grave. Dhe aq më tepër në një rreth kaq të madh, ku ngado të kthehesh të mbesin sytë. Po i mbaj sytë poshtë më mirë”.

Fill pas kësaj, kreu i Qeverisë u ndal tek votimi i vettingut mbrëmjen e djeshme në seancën e jashtëzakonshme plenare.

“Mbrëmë rritëm të votohej një moment i rëndësishëm. Dhe ky është një momenti i rëndësishëm. Shumica thonin mos ta vëmë në program se nuk e realizojmë dot. Por unë isha nga ata që insistonin do ta vëmë në program dhe do ta realizojmë. Unë i besoj asaj që njeriu duhet të përpiqet për të realizuar ato që dëshiron. Dhe kjo është përpjekja dhe angazhimi ynë për të ndryshuar sistemin gjyqësor në vend, duke e pastruar nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”, u shpreh kryeministri Rama.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: