TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka lënë për pak çaste politikën, duke i përkushtuar pak kohë një grupi të rinjsh të qendrës rinore ‘ATA’ në Kamzës. Teksa përgëzoi të rinjtë për idetë e tyre inovative, ai theksoi se ky potencial duhet të shfrytëzohet më shumë.

“Është e gabuar se duke qenduar larg njerëzve sikur kanë zgjeben, ruan shëndetin tënd. Unë them se sa më shumë njerëz takon aq më shumë politika është mjet. Ideja që i qëndron larg është gabim, pasi gjithë kjo që tregoni ju lidhet me politikën, qoftë si pasojë e politikës dhe qoftë si nevojë. Pjesa mbresëlënëse e këtij organizimi është se është shumë i natyrshëm dhe shumë i motivuar nga një energji e brendshme e juaja. Kjo që bëni ju është frymëzuese, por është si një potencial që duhet të rregullohet. Ajo që duhet menduar dhe që nuk është pa zgjidhje është se si mund të zgjerohet ky proces. Nuk janë lekët që ju sjellin shpresë. Duhen partner që të kuptojnë që të besojnë në këtë gjë që bëni ju. Unë mendoj që për njëmijë e një arsye, një grup si ky juaji nuk e gjen do në një realitet që mund të jetë shumë i pëlqyeshëm. Kjo e bën këtë eksperiencë autentike. Kjo ardhja ime nuk është dhe komplet kot”, tha Rama.

Mes të tjerash Rama nuk kurseu as batutat me të rinjtë për të bukurën dhe se si konceptohet ajo në publik. Teksa mori në shembull disa projekte që ishin ndërmarrë, ai theksoi se ‘bukuria të stopon, shëmtia të eksiton dhe të bën t’i biesh murit me kokë’.

“Nxirrini 100 policë, do nisin të gjuajnë me gur. Nxirri një vajzë të bukur, ata do rrinë kështu, do hapin sytë. Bukuria vlen. (Qeshin në sallë). Flas për bukuri mjedisi. U hap kinemaja, (Milenium) dhe më tregojnë se kishin pastruar 3 pastruese. Kishin marrë nga 2 për turn. Merrnin popcornet në dorë dhe nuk hidhnin një gjë në tokë. I marrin dhe sa dalin jashtë kufirit ku lë kinemanë dhe i hedhin në rrugë. Impakti që transmeton të bukurën është shumë herë më i fortë se sa çdo lloj përpjekje për të vendosur një lloj sjellje të re në bashkëjetese. Bukuria të stopon, shëmtia të eksiton dhe të bën t’i biesh murit me kokë”, theksoi ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: