Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë e PS, iu bëri thirrje të pranishmëve që të votojnë Partinë Socialiste më 11 maj.

Rama tha se qytetarët nuk duhet të votojnë as “kënetën” dhe as “moçalet”. Me “moçale”, kryeministri iu referua partive të reja politike.

Për Ramën, vota për PS është për integrimin europian të vendit.

Edi Rama: Mos çoni votën në Kenetë dhe tek Moçalet, se dhe ato aty afër janë me kënetën. Gjyshërit e të majtëve dhe të djathtëve lanë kockat atje, për lirinë dhe për një gjë më të madhe.

Ty nuk të kërkohet të lësh kockat, lini bufin në vendin e vet, me votën tënde buzëqeshi fatit europian të Shqipërisë. Lista e PD është për listë për opozitë. Nëse futemi në BE, ne marrim 1 miliad euro në vit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: