TIRANË

Me sa duket ngatërrimi i himnit shqiptar me atë të Andorës në nisje të ndeshjes Francë-Shqipëri në Stade de Francë është kthyer në një problem shtetëror, të paktën për francezët.

Pas Presidentit Macron, Kryeministri Edi Rama ka marrë mesazhe edhe nga Federata Franceze e Futbollit e mediat vendase. Burime për “BalkanWeb” pohuan se Rama vlerëson po ashtu mesazhet e ndjesës nga vetë FFF-ja si dhe nga mediat franceze, për gafën e rëndë ne interpretimin e himnit te flamurit tonë në Stade de France. Më tej kreu i qeverisë shqiptare ka përgëzuar kombëtaren franceze për fitoren e merituar.

“Kryeministri uron t’i shohë të dy ekipet të shfaqin në ndeshjen e kthimit, e cila do të hapë edhe dyert e Arenës së re Kombëtare, një përballje po aq të bukur e dinjitoze, sa ç’janë himnet kombëtare të dy vendeve”, ka qenë mesazhi për Federatën Franceze dhe mediat franceze.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb