Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pogradec, prej ku ka dhënë një deklaratë lidhur me procesin e vaksinimit.

Rama u shpreh se këtë javë pritet të vijnë të tjera doza të konsiderueshme vaksinash, ndërsa i drejtoi një mesazh dhe opozitës për tubimet elektorale, duke grumbulluar njerëz.

Sipas kryeministrit, nëse ka parti që mund të mbledhë masivisht njerëz, është PS, por një gjë e tillë nuk mund të bëhet në këtë periudhë pandemie.

“Është një proces që nuk do të ndalet. Jemi duke ecur me ritme shumë të larta, në radhë të parë falë një organizimi shumë efikas dhe patjetër edhe koordinimit shumë të mirë që bëhet që nga Ministria e Shëndetësisë.

Ju bëj thirrje qytetarëve që t’i referohen portalit “e-albania” për çfarëdo rasti kur kanë nevojë për t’u regjistruar për vaksinimin, kur mendojnë se nuk i njofton mjeku i familjes. Absolutisht që askush nuk do të mbetet pa u vaksinuar. Këtë javë vijnë sasi të tjera të konsiderueshme vaksinash, duke na dhënë mundësinë të vazhdojmë të vaksinojmë masivisht, dhe duke garantuar që sapo vjen afati i dozës së dytë, vaksinat janë në dispozicion. Po këtë javë do të kemi dhe një lajm tjetër, për një tjetër dozë të konsiderueshme vaksinash të tjera.

Për fat të keq, ka njerëz që iu duket kjo si politikë, apo dhe më keq akoma, që mendojnë se është shprehje xhelozie për turma. Pa diskutim që cdo parti politike, dhe aq më shumë një parti si e jona, mund të mbledh njerëz masivisht, por kjo nuk mund të ndodhë, në kushtet kur vaksinimi është vërtet një armë për armikun e padukshëm, por nëse nuk shoqërohet me distancim, vështirësohet”, tha Rama.

Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, theksoi se “Po vijon vaksinimi për te moshuarit +70 vjeç dhe efektivet e policise,ka perfunduar vaksinimi i arsimtareve te arsimit publik dhe jopublik. Mjeket dhe infermieret kane marre dozen e dyte dhe ka perfunduar si proces.
Ne shkalle vendi ne total jemi ne nivel 192 mije te vaksinuar deri dje. Sot do te arrijme ne 200 mije te vaksinuar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb