Senatori republikan John McCain ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare. Kryeministri shqiptar Edi Rama ka shkruar një mesazh ngushëllimi në rrjetin social Facebook.

Kryeqeveritari shqiptar shkruan se McCain ishte një mik i Shqipërisë me të cilin janë ndarë shumë mendime të njëjta.

Rama gjithashtu e falënderon dhe uron të prehet në paqe me një fjali në anglisht: “Thank you for all and rest in peace Senator”.

“Senatori John McCain e jetoi jetën si një betejë të pandërprerë për vlerat e mishëruara në qenien e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte dhe një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin kemi bashkëpunuar e ndarë mendme të njëjta. Thank you for all and rest in peace Senator,” shkruan Rama.

McCain ka ndërruar jetë të shtunën, në shtëpinë e tij në Arizona, njofton zyra e tij e shtypit. McCain ishte senator për tre dekada dhe ishte diagnostifikuar me kancer në tru që në korrik të vitit 2017.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: