TIRANË

Kryeministri i Edi Rama ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë për nder të “Natës së Kadrit”, natë kjo shumë e veçantë për agjëruesit islamë.

Të pranishëm në iftarin e shtruar nga shefi i qeverisë ishin edhe krerët e besimeve fetare në vend, politikanë,  besimtarë dhe diplomatë të huaj. Kryeministri Rama duke iu uruan agjërimi të mbarë e të pranuar për besimtarët, ai kishte edhe një mesazh për politikën shqiptare në tërësi, ndërsa shtoi se ai dhe qeveria e tij ka veshë për të dëgjuar dhe arsyetuar. Ai ftoi opozitën të mos largohet nga rruga e arsyes.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama përcolli mesazhe të forta duke cituar edhe librin e shenjtë të Kuranit, duke mos harruar se pushtetet shkojnë e vijnë, por arsyeja dhe shtegu i saj mbeten përgjithmonë.

Ai shtoi se qeveria e tij është e gatshme të dëgjojë dhe për këtë i ka veshët e drejtuar nga thirrjet e opozitës. Një falënderim të veçantë Rama kishte edhe për familjarët e dëshmorëve të kombit, të cilët ishin  prezentë në iftarin e shtruar nga kryeministri.

“Të dashur miq, ju uroj mirëseardhjen në këtë sofër tradicionale iftari, ku buka që ndajmë së bashku është dëshmia më domethënëse se si zemra i flet zemrës. Dëshiroj t’i uroj një mirëseardhje të veçantë Basri Tanushit, Osman Basha dhe Rakip Cuku, baballarë dhe vëllezër të dëshmorëve të kombit Klodjan Tanushi, Ibrahim Basha dhe Artan Cuku. I përjetshëm dhe i paharrueshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve të atdheut. Në sofrën e iftarit ka vend për të gjithë edhe për hipokritët, për të cilët i shenjti Kur’an dëshmon se janë gënjeshtar.

Për të përligjur forcën hipokritët përpiqen t’i afrohen forcës që mbart shembulli që ta shpërdorojnë, megjithatë më të fortë se sa shembulli i pararendësve nuk ka dhe tu përngjash atyre është vyrtit.  Jemi sidoqoftë të rrethuar nga mure që rrezatojnë histori pushtetesh dhe që na mësojnë nëse kemi veshë të dëgjojmë që pushtet ndërrohen, por shtegu i arsyes mbetet.

Dhe kush prej tij devijon, humb pushtetin mbi vetveten. Qoftë  edhe kjo banesë meditimi sot e kthyer  në e tillë për shkak të sofrës së iftarit, një shëmbëlltyrë për përultësi për paqe dhe dashtë zoti rrezatoftë edhe më gjerë. Po në fund fare siç thotë fjala në Kuran: Këtë banesë të mrame ua japim atyre që nuk duan të jenë kryeneçë dhe të marrin  njerëzit në qafë dhe gjithçka në fund iu përket atyre që iu ka përkitur gjithmonë. janë ata që i frigohen zotit, Ju qoftë i lehtë dhe i pranuar agjërim besimtarëve”-tha mes tjerash Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: