TIRANE 

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një refuzim të paprecedentë mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm nga Presidenti Ilir Meta.

Kreu i qeverisë iu përgjigj Metës me fjalët të cilat ai u shpreh se ia kishte thënë edhe personalisht në takimin dypalësh në Presidencë.

“Ndodhemi në një moment delikat, se vihet në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm institucional i vendit,” tha Rama.

Kryeqeveritari gjithashtu paralajmëroi Metën duke thënë nga foltorja e Kuvendit: “Shpresoj që kjo mos të shkojë përtej dekretimit. Koha mos e sjelltë.Unë e di shumë mirë, sa kryeministra kemi parë që tallen me Presidentët, që nuk mblidhnin dot as sigurinë kombëtare. Uhu sa ka kaluar Shqipëria me këtë votim të ministrave,” u shpreh Rama.

“Krisja në këtë rast nuk është personale as politike, krisja është kushtetuese. Dhe ne do bëjme cmos për ta ngjitur, uroj të gjejmë edhe nga Presidenti dëshirën për të mos e cuar në thyerje, sigurisht nuk është fundi i Botës, por mund ta shmangim. Në drejtësi nuk do të ishim para kësaj vështirësie sa artificiale edhe serioze, por fakti që mungon Gjykata Kushtetuese, fakti që punohet ditë e natë për ta bllokuar reformën në drejtësi, nuk është mungesë e pakapërcyeshme për ne. Duhet vetëm të kemi dëshirën për mirëkuptim dhe e kemi durimin për t’i dhënë zgjidhjen me mirëkuptim dhe e kemi vendosmërinë për të arritur qëllimin, është faza e ekzistencës, dhe e kemi. Në këto të treja mungesa e përkohshme e GJykatës Kushtetuese është e kapërcyeshme nëse Presidentit nuk do i mungojë dëshira për mirëkuptim kjo krisje fshihet për pak kohë. Do vijojmë të komunikojmë me Presidentin në ditët në vijim.” U shpreh Rama

“Shefi i kabinetit të presidentit paska hedhur me SMS dorashkën presidenciale për t’iu drejtuar grupit tonë parlamentar me dyer të mbyllura për të rrëfyer arsyen e vërtetë të dekretimit që mos o zot mosqoftë ajo që unë dëgjoj, mirë së të vijë z.President dhe të na rrëfejë me dyer të mbyllura apo të hapura, vetëm me ne apo me gjysmën e familjes sonë politike këtu në parlament gjithçka që e ka mbajtur përbrenda me shumë gjasë pa arritur as të ma thotë mua në sy. Gjithçka mund ta përballoj, po një president qesharak per vendin tim nuk e përballoj dot . Koha më ka mësuar të mos e them fjalën e fundit, dhe të mos e bëj lëvizjen e radhës.”- vijoi ndër të tjera kryeministri.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: