TIRANË

“Një ditë historike për Shqiperinë dhe kombin shqiptar!” e ka konsideruar ish kryeministri Sali Berisha anëtarësimine Shqipërinë në NATO 12 vite më parë. Në një postim në facebook, Berisha shkruan se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO shënon pas shpalljes së pavarësisë, arritjen e saj më madhore historike në tërësi dhe në fushën e sigurisë dhe integrimeve euroatllantike  në veçanti.

Por edhe ne prag te anetaresimit Edvin Kristaq Rama organizonte mitingje me portrete te Enver Hoxhes kunder ketij akti kurse ajo qe drejton aktualisht ministrine e Azise dhe çeshtjeve europiane te Shqiperise, Ndrikull Xhaçka do deklaronte ne marrezine e saj per antaresimin e vendit ne kete Aleance se  “NATO eshte nata”.

“Por edhe në prag të anëtarësimit Edvin Kristaq Rama organizonte mitingje me portrete të Enver Hoxhës kundër këtij akti kurse ajo që drejton aktualisht ministrinë e Azisë dhe çështjeve europiane të Shqipërisë, Ndrikull Xhaçka do deklaronte në marrëzine e saj për anëtarësimin e vendit në këtë Aleancë se  “NATO është nata”.” shkruan Berisha, ndërsa thekson se anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut e ka bërë Shqipërinë më të sigurtë se kurrë në historine e saj.

Postimi i plotë:

Nje dite historike per Shqiperine dhe kombin shqiptar!

Sot 12 vjet me pare Shqiperia u anetarsua, u shpall vend anetar i Aleances se Atlantikut te Veriut, aleances politike dhe ushtarake me te fuqishme qe njerezimi ka njohur ne tere historine e tij.

Anetaresimi i Shqiperise ne NATO shenon pas shpalljes se pavaresise, arritjen e saj me madhore historike ne teresi dhe ne fushen e sigurise dhe integrimeve euroatllantike  ne veçanti.

Permbysja e sistemit komunist, firmosja nder me te paret nga Shqiperia e  Partneritetit per Paqe me Aleancen e Atllantikut te Veriut dhe reformat e thella e te gjithanshme, politike, institucionale, ekonomike dhe ushtarake te ndermarra, mbeshtetja tejet e çmuar e SHBA bene te mundur qe vendi yne te merrte me 2 prill te vitit 2008 ne Samitin e NATOs ne Bukuresht, ftesen per anetaresim dhe pas perfundimit te miratimit te procedurave te shpallet me daten 1 prill 2009 vend anetare e saj.

Me dt 3-4 Prill 2009 Shqiperia mori pjese ne Samitin Starsburg-Kiel te Aleances si vend anetar me te drejta te plota.

Anataresimi i Shqiperise ne Nato nuk ishte nje bulevard me lule. Pas shembjes se sistemit komunist perfaqesuesit e PPSH me emer te ri ne parlament ne vitet 1992-1996 paraqisnin rezoluta ne te cilat denonconin bashkepunimin e Shqiperise me Aleancen Atllantikut te Veriut.

Por edhe ne prag te anetaresimit Edvin Kristaq Rama organizonte mitingje me portrete te Enver Hoxhes kunder ketij akti kurse ajo qe drejton aktualisht ministrine e Azise dhe çeshtjeve europiane te Shqiperise, Ndrikull Xhaçka do deklaronte ne marrezine e saj per antaresimin e vendit ne kete Aleance se  “NATO eshte nata”.

Por pavaresisht nga keto qendrime anetaresimi ne Aleancen e Atllantikut te Veriut e ka bere Shqiperine me te sigurte se kurre ne historine e saj dhe shqiptaret kudo qe jane kremtojne sot me krenari te veçante 12 vjetorin e anetaresimit te vendit te tyre ne kete Aleance!

Mirenjoheje te pakufishme te gjithe atyre shqiptareve, miqve dhe partnereve qe bene te mundur anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Zoti e Bekofte NATO-n vendet e saj anetare!

Zoti e bekofte Shqiperine.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb