TIRANË

Analisti Agron Gjekmarkaj thotë se nëse opozita vjen në pushtet dhe Lulzim Basha bëhet kryeministër duhet ta kthejë godinën e Teatrit Kombëtar siç ka qenë. Gjekmarkaj tha në “Real Story” në News24 se teatri është shembur nga kryeministri Edi Rama për të dhënë një mesazh.

Gjekmarkaj: Shqetësimi im kryesor në këtë rast është raporti me ligjin. Teatrin e ka shembur një njeri, kryeministri. Kishte disa padi në Kushtetuese dhe nuk priti të ngrihej Gjykata Kushtetuese. Kishte marrë vendimin për ta prishur, mesazhi që unë kuptoj është që ‘unë i kaloj vijat e kuqe, unë ju thyej turinjtë’. Ruhen shpifësira, kineze dhe sovjetike kurse ato që vijë nga arkitektë të shquar prishen. Çfarë është pallati i kulturës gjëja më e shëmtuar vetëm Ulan Bator (Mongoli) ka një të tillë. Piramida që po rikonstruktohet. Të shohim si do jetë e ardhmja se çfarë do bëhet me ministritë se mund t’i bëjë me xham. Mbase nuk i pëlqejnë dhe emrat tanë e t’i ngatërrojë, ty ta vërë Mustafa mua Muhamed.

Balla: Ty të krahason me Richard Geere, kështu që diku aty do jetë.

Gjekmarkaj:  Unë jam që nëse opozita kthehet në pushtet dhe Basha bëhet kryeministër duhet ta rikthejë godinën siç ka qenë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb