TIRANE-Kryeministri i Edi Rama nuk do marrë pjesë sot në punimet e Kuvendit, pasi po merr pjesë në punimet e Samitit të Frankofonisë nga data 8 deri 12 tetor, që zhvillohet në kryeqytetin e këtij shteti, Erevan.


Rama ka publikuar një video në Facebook, teksa shfaqet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me presidentin e Francës, Emanuel Macron. Ky i fundit shfaqet duke biseduar me dy liderët shqiptarë, por tematika nuk dihet.

Në ministerial do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare, ndërsa tema e sivjetme e Samitit të XVII të Frankofonisë është “Bashkëjetesa në solidaritet, ndarje të vlerave humanitare dhe respekt për diversitetin: një burim paqeje dhe prosperiteti për komunitetin frankofon”.

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është themeluar në vitin 1970, ndërsa ajo përbëhet nga 84 shtete dhe qeveri, nga të cilat 58 janë shtete anëtare dhe 26 janë shtete me status vëzhgues, të cilat bashkë paraqesin një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së me një popullsi prej 900 milionë njerëzish, duke përfshirë 274 milionë frëngjishtfolës.

(d.d/BalkanWeb)