Nga: AURORA GOLEMI*TIRANE-Një revolucion i heshtur ka nisur për të transformuar arsimin, së pari duke hapur korsinë e arsimit profesional, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nga panairi i punësimit, ku ne fokus ka qene edukimi, formimi profesional, intershipet dhe punësimi i të rinjve.

“Edhe këtu është e qartë që e ka plot vende të lira apo të reja punë për teknikë të mesëm, por mungojnë kapacitetet, do të fuqizojmë shumë infrastrukturën e arsimimit profesional, duke e parë të lidhur me tregun dhe kompanitë. 50%- 60% e kohës në shkollë, 40% në ndërmarrje përndryshe është iluzion që kemi profesionistë sepse praktikisht nuk kemi asgjë, siç ka mbetur një boshllëk shumë i madh gjatë kësaj periudhe”- theksoi kryeministri Rama.
I pyetur nga gazetarët për kritikat e deputetit Ben Blushi mbi arsimin, Rama nuk ka preferuar të përgjigjet, madje I ka tërhequr vëmendjen ministres së arsimit Nikolla, që as ajo të mos i përgjigjej pyetjes…

Në panair merr pjese edhe Universiteti Luarasi, në stendën e të cilit promovohen botimet shkencore ekskluzive ne fushën e jurispudencës dhe ekonomisë. Rektori I Universitetit Luarasi Profesor Irakli Kocollari thotë se tregu I punës vlerëson në mënyrë të veçantë studentët që zgjedhin të studiojnë në këtë shkollë, dhe këtë e tregojnë më konkretisht edhe shifrat e punësimit.
“Diploma e Luarasit është pasaporta më e mirë, studentët tanë dalin në tregun e punës. Që në vitin e parë ne pa punësohen 60% deri 70% e studentëve, ky është një nga treguesit që përcjell mesazhin se tregu preferon në mënyrë të veçantë të gjithë ata që diplomohen në universitetin Luarasi” – u shpreh Irakli Kocollari Rektori i Universitetit Luarasi.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: