Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet e shkollës së re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi, Kuçovë.

Rama u shpreh se ky institucion i arsimit është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Kuçovës.

Në postimin e tij në Facebook, Rama thekson se shkolla e re ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për nxënësit dhe mësuesit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me shkollën e re “Llazar Kuli” në fshatin Perondi, Kuçovë, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Kuçovës, që ka hapur dyert me kushte moderne në fillim të këtij viti shkollor, ju uroj një të diel të qetë”, shkroi Rama në Facebook.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb