Kryeministri Edi Rama ka respektuar edhe sot thirrjen e ezanit, gjatë një takimi elektoral me të rinj në Burrel.

Rama teksa ishte duke folur para të rinjve, ndërpreu fjalën e tij pasi nisi thirrja e ezanit që lajmëron faljen e drekës. Menjëherë, kryeministri ka ndërprerë fjalën e tij dhe ka kërkuar pak qetësi, ndërsa në takim ka pllakosur heshtja, ndërsa pas përfundimit të ezanit të rinjtë duartrokitën.

Mes të tjerash kreu i qeverisë sqaroi edhe faktin se në fund të Ramazanit do të lehtësohen masat anti-covid.

“Përfitoj nga rasti që t’ja uroj të gjithë besimtarëve myslimanë këtë muaj kaq të rëndësishëm për ta. Dhe më vjen mirë që fillimi këtij muaji përkoi me një moment jashtëzakonisht optimist kundër armikut të padukshëm. Kështu u bë e mundur që jo vetëm të shtyhej ora policore, por shumë më e rëndësishme kështu bëhet e mundur që bashkë me përfundimin e muajit të Ramazanit ne dalim në një tjetër nivel në luftën kundër armikut të padukshëm.”, tha Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb