Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat, në lidhje me përmbytjet, deklaroi se ndërtimi i Skavicës do jetë gati mandatin e ardhshëm.

Rama theksoi se qeveria e drejtuar nga ai fitoi sfidën e menaxhimit, duke shtuar se kjo gjë është arritur, edhe falë profesionalizmit të drejtorit të KESH.

“Sigurisht që çështja e Kaskadës së Drinit lidhet me mungesë objektive, që kur kaskada është ndërtuar, mungesën e Skavicës. Ndërtimi i Skavicës, që ne e kemi futur në proces, do jetë realitet mandatin e ardhshëm si rezultat i procesit ku ka hyrë, në bashkëpunim me qeverinë amerikane, do mbyllë kapitujt e frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve.

Por derisa të jetë Skavica aty, që është rezervuari ujëmbledhës dhe do balancojë kaskadën, duke bërë që çdo pikë uji të kthehet në energji, sfida e menaxhimiti është kryesore. Ne fituam sfidën e menaxhimit, edhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH-it, Benet Beci”, deklaroi Rama.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb