TIRANE- Kryeministri Edi Rama ftoi sot të gjithë qytetarët, mbështetës të kombëtares shqiptare, që ta ndjekin ndeshjen Shqipëri-Danimarkë, nga fusha e blertë e parkut të Kryeministrisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeministri e cilësoi ndeshjen Shqipëri-Danimarkë, e cila do të luhet në Kopenhagen në 4 shtator, “një moment historik për Kombëtaren që është me afër se kurrë në realizimin e një misioni gjithnjë të pamundur deri më sot”.

“Kuqezinjtë në fushën e Parkut të Kryeministrisë mbrëmjen e 4 shtatorit me synimin për të hedhur një hap vendimtar drejt Francës 2016; një moment historik për Kombëtaren që është me afër se kurrë në realizimin e një misioni gjithnjë të pamundur deri më sot. Dhe kjo me Danimarkën është sprova e parë e katër ndeshjeve vendimtare për ta kurorëzuar me sukses këtë moment të jashtëzakonshëm. Prandaj kush dëshiron t’ia japë mbështetjen e vet Kuqezinjve nga fusha e blertë e Parkut të Kryeministrisë është i mirëseardhur ‪#‎ForcaShqiperia”, shkruan kryeministri Rama.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: