Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një deklarate për mediat, u shpreh se Edi Rama po ndjek në rastin e Covid-19, modele të marra.

Vasili thekson se në asnjë vend të botës nuk ka kufizim lëvizjesh, sic ka ndodhur në Shqipëri, por janë bërë më të matura e të menduara.

“Sot nuk ka asnjë bilanc, sa maska janë vënë në dispozicion. Të gjitha mbulohen me “nuk ka rëndësi”, “kemi” etj. Kufizimet e lëvizjeve kanë qenë spontane dhe pa bazë shkencore. Cdo vend bote që ka bërë kufizim lëvizjeje, ka shpjeguar se përse kalohet në një regjim të ri. Në asnjë vend të botës nuk ka kufizim lëvizje si tek ne.

Epidemiologët kanë thënë se virusi mund të ketë qarkulluar në Shqipëri që në janar dhe qeveria shumë vonë ka marrë masa, kjo dihet. La mjekët e familjes jashtë betejës. Shqipëria ka aplikuar modele të padëgjuara. Të vendosësh një numër 127 për gjithë popullatën, është model i marrë. Shqipëria thjesht duhet të marrë nga ata që bëjnë qeveritë në Europë. Edhe në kufi të ishin marrë masa të rrepta. Duket si luftë, ku kryeministri e sheh veten si komandant dhe ministrat si gjeneralë, që në fakt as kapter nuk e meritojnë të jenë”, tha Vasili.

Petrit Vasili nënvizoi se mjekët e familjes janë lënë jashtë betejës, në kohën kur ata duheshin më shumë se cdo herë tjetër.

“I kemi kërkuar qeverisë vazhdimisht që të marrë masa për Covid-19. Mjeku i familjes u kërkua nga ne dhe nuk është futur as sot e kësaj dite. Së dyti, testimet e kërkuara intensivisht, mbështetur nga OBSH. Testimet masive do të mund të nxirrnin shumë të dhëna. Por, kishte një refuzim të egër nga kryeminitri shqiptar.

Ai tha se Zvicra teston vetëm ata që janë mbi 65 vjec ose që kanë simptoma. Pra, edhe nëse i qëndron Rama kësaj, i bie që as kaq nuk është bërë, sepse Shqipëria ka mbi 400 mijë qytetarë mbi 65 vjec. U kundërshtua nga qeveria mbajtja e maskave. OBSH rekomandon mbajtjen e maskave”, u shpreh Vasili.

DEKLARATA E PLOTË
Të nderuar qytetarë!
Në këto ditë shumë të veçanta për Shqipërinë, të shkaktuara pikërisht nga Coronavirus që është kryefjala e gjtihçkaje në jetën tonë, e cila dominon jetën tonë dhe po përcakton gjithcka bëjmë dhe gjithçka nuk bëjmë praktikisht, është dhe momenti për të marrë dhe për të analizuar në mënyrë telegrafike se çfarë ka ndodhur me këtë pandemic. Çfarë nuk është bërë mirë dhe pse nuk është bërë mirë, për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse gjithçka bie mbi kurrizin e qytetarëve, shëndetin e tyre dhe me pasoja shumë të rënda të karakterit ekonomik, por dhe ato të karakterit shëndetësor, te cilat siurisht do të jenë të ndryshme nga disa javë më parë.

Të nderuar miq! Në mënyrë sistematike, profesionale, gjakftohte I kemi propozua qeverisë, sigurisht duke u përballur gjithnjë me një arragoancë, me një heshtje, me një indiferencë, me një përbuzje, me refuzim të vazhdueshëm elementët kryesorë për të administruar dhe për të marrë në dorë një pandemie,e ecila rrezikonte pikërisht të shkiste në këto drejtime siç ka ndodhur deri sot.

Propozuam që në “vijën e parë”, dhe pse kanë përmdneur “vijën e zjarrit”, unë nuk do ta përmend këtë term, pra në “vijën e parë” të përballjes me pandeminë duhet të ishte mjeku i familjes. Kërkuam me javë të tëra nga e gjithë opozita shqiptare, nga gjithë ana profesionale e opozitës shqiptare. Nuk ndodhi. Vetëm në 6 prill, një muaj më pas u deklarua përfshirja e mjekut të familjes nga minisria e shëndetësisë, ndonëse kjo nuk ka ndodhur dhe sot e kësaj dite në mënyrë të plotë, në mënyrë integrale, në mënyrë të trajnuar, pra në efektivitetin që ajo do të kërkonte.

Së dyti dhe kryesorja. Testime e kërkuara intensivisht fort dhe jo vetëm nga opozita shqiptare që në krye të herës, por të mbështetur në rekomandimin e padiskutueshëm të OBSH që njohja e situatës, parandalimi I përshkallëzimit të saj, përgatitja e strukturave spitalore, mundësitë e përhapjes në territory, mundësitë e parashikimit të kurbës, mundësitë e parashikimit të daljes nga epidemia, të gjitha këto arriheshin vetëm nëpërmjet testimeve.

Çfarë ndodhi? Pati një kundërshtim të egër nga Kryeministri shqiptar në mënyrë aprofesionale dhe që në 17 mars, ai u referua dhe tha se nuk do të bëjmë testime sepse do të kemi parasysh modelin zvicerian dhe Zvicra sipas kryeministrit tonë teston vetëm ata që janë mbi 65 vjeç dhe ata që janë më probleme.

Të nderuar qytetarë! Deri më sot janë bërë rreth 3700-3800 teste. Hajt t’i qendrojmë llogjikës së kryeministrit shqiptar që është përsëri një llogjikë që nuk është në dorën e tij për ta bërë, por është e profesionistëve, por hajt qendrojmë tëk llogjika e kryeministrit shqiptar që adhuron Zvicrën, pra Zvicra do të testonte njerzit mbi 65 vjeç. Në Shqipëri në moshën mbi 65 vjeç janë mbi 400 000 qytetarë dhe qeveria ka bërë 3800 testime. Do të thotë që vetëm po t’i qendrojë vetëm kësaj që ka thënë kryeministri, e shtrembër, e gabuar, një gjë gjë që e din vetëm ai, i bie që këmi rreth 100 herë më pak nga jao që ka deklaruar kryeministri, qu u server qytetarëve shqiptar, po u referuar në ato kohë komitetit të ekspertëve, i cili nuk ekzistonte në atyetimet e kryeministrit.

Vazhdojmë më tutje. U shtua përgjithësisht përdorimi i maskave. Vetë kreministri që më 18 mars, jo më pak se sa 10 ditë nga shfaqja e epidemisë, u shpreh jo vetëm q maskat janë të padobishme, por dhe të dëmshme, dhe këtu pa asnjë referim të komitetit. Ndërkohë që OBSH thotë tërësisht të kundërtën, përdorimin gjerësisht të maskave për të parandaluar sa të jetë e mundur, në popullatën e gjerë dhe kudo sepse mundëistë e trasmetimit të virusit ishin të tilla që kërkonin kufizimie dhe maska ishte e dobishme.

Çfarë ndodhi më tëj me personelin mjekësor? Mjetet mbrojtëse ishin të domosdoshme pasi virusi ishte me një nivel të lartë, mungonin. Mungonin qoftë në strukturat spitalore, nuk bëhej fjalë për ato të kudjesit shëndetësor parësor, pra mjekut e familjes, mjektu të përgjithshëm saqë jeni njohur dhe më sugjerimet publike nga media dhe mirënjohje medias që I bën publike, ku patëm dhe sugjerime që mjekët të shkonin nëpër shtëpi dhe të prisnin çarçafët dhe të bënin maska apo qendrat shëndetëosre u rekomandonin meqë nuk kishin lëndë dizenfektuese të përdornin raki. Kjo tregonte qartësisht shkallën kritike të papërgatitjes për një pandemi e cila trokiste në dyert e shqipërisë që në krye të herës. U fol për respiratorët, të domosdoshëm, u fol që do të vinin 100 copë dhe u katandisën në 5.
Kur u hapën tenderat e respiratorëve, kur duhej të ndodhte kjo?

Përpara pandemisë por shumë javë pasi kjo kishte ndodhur qeveria u kujtua që të blente dhe të prokuronte respiratorë dhe po e njëjta gjë ndodhte dhe me testet, iu kërkonim që të bënin testim, të blinin testim pafundësisht por vetëm në datën 6 prill, 4 javë pas fillimit të pandemisë ministrja referon që ka bërë gati të blejë një 30 000 teste, po kur? Na duhen për momentin kur pandemia të ketë përfunduar apo na duhej që ta kontrollonim dhe të mbronim jetë njerëzish…
Këto ishin dhe propozimet që opozita i bënte në mënyrë insistuese dhe saktësisht shumë profesionale.

Kërkuam që përfshirja e mjekut të familjes të evitonte përqëndrimet vetëm të një numer telefonik, 127, në një situatë pandemie, ku rreziqet ishin maksimale dhe kërkohej pikërisht mjeku, kualifikimi i tij që të bënte dallimin e ndryshimit nga një coronavirus me një patologji tjetër, u zgjodh në mënyrën më të gabuar 127 dhe komunikimi i mjekut u zëvëndësua thjesht me një komunikim telefonik ku sugjeroheshin përdorime paracetamolesh, ibubrofenesh dhe lloj lloj historish që nuk kanë të bëjnë hiç me mjekësinë, mjekësia dhe kurimi i sëmundjeve do të thotë komunikimi mjek – pacient – mjek – qytetarë dhe jashtë kësaj mjekësia është një shkencë e vdekur dhe nuk ka më asnjë kuptim.

Mjekësia nuk është një shkencë që zhvillohet nëpërmjet një telefoni, nëpërmjet njerëzve që nuk komunikojnë, të cilët nuk merren me asnjë histori sëmundje, të cilët s, të cilët siç u referua paskërshin mijëra telefonata, ku koha e telefonatës mund të ishte jo më shumë se 2 minuta, kjo do të thotë ekspozimi i qytetarëve ndaj rreziqeve të mëdha, pra të ishin të sëmurë, të mos kuptonin që ishin të tillë dhe të vetëkuroheshin në mënyrë më aprofesionale dhe ashkencore duke shtuar rreziqe të mëdha dhe duke krijuar shanse që gjëndja e tyre shëndetësore të rëndohet dhe këtu nuk kishitë të bënte hic me asnjë element profesional.

Sot e kësaj dite nuk ka asnjë bilanc se sa veshje mbrojtëse erdhën, sa teste erdhën, se sa qindëra, mijëra, miliona maska u vunë në dizpozicion dhe të gjitha këto mbulohen me kemi, nuk ka rëndësi dhe ndërkohë që dhjetëra kamera të mediave shqiptare tregojnë që në të gjitha pikat e shqipërisë dhe në qendrat shëndetësore mjek me minimumi pa e mjeteve mbrojtëse apo pa to hic fare ose të improvizuar në mënyrë më aprofesionale por që krijon rrezik shumë të lartë dhe për ta por dhe për pacientët që komunikojnë me ta.

Përsa i takon kufizimit të lëvizjeve i cili është një nga problemet me delikate nga të gjithë, është fakt që të gjitha kufizimet e lëvizjeve kanë qenë spontane, të pallogaritura dhe pa një bazë shkencore.

Ju keni parë të nderuar qytetarë që lëvizjet që nga sot dhe nesër kërkohej që dilnim vetëm një orë pastaj orët u bënë nga ora 5:00 e mgjesit deri në orën 13:00, pastaj u bë një regjim i ri i cili thoshte deri në orën 13:00 të ditës së shtunë pastaj bllokohemi dy ditë etj etj dhe sot ka një rregull të ri që thotë që deri të premten duhet të jemi të bllokuar.

Të nderuar qytetarë, unë do të ndaj më ju vetëm një fenomen, çdo lloj mase, shtrëngimi, kufizimi lidhet saktësisht më një rrezik të rritur më një rrezik të shtuar apo me arsye gjithmonë të karakterit profesional dhe shkencor. Asnjë qytetarë nuk ka dëgjuar asgjë tjetër përveç se ca urdhërave të karakterit militar që nga sot dhe nesër ju nuk do të levizni kaq por do të lëvizni aq, çdo vend i botës i cili ka kufizuar lëvizjet ndonëse asnjë vend i botës nuk ka bërë këtë lloj kufizimi lëvizjesh kanë shpjeguar teknikët së bashku më njerëzit që administrojnë pandeminë arsyet se pse kalojnë nga një regjim i kufizimit të lëvizjes në një regjim të ri për ti bindur ato për nevojën për të pasur kufizime më të shtuara apo lirim të tyrë për arsye të reja, çfarë ka kërkuar opozita shqiptare?

Jo kufizime të tilla drastike, mbajtje të aktiviteteve që tregtojnë produkte ushqimore apo farmacitë në mënyrë që të evitonim grumbullimet, e kundërta ka ndodhur se për shkak të orarit të kufizuar grumbullimet e njerëzve ishin të paevitueshme. Çfarë ishte kjo për pandeminë? Ishte të rrëzohen rezultatet që kufizimi sillte, pra modele kontradiktore që nuk gjendeshin gjëkundi që improvizoheshin dhe të cilët prodhoheshin nga emocionet e turbulluar të kryeministrit dhe jo sipas kritereve profesionale apo relacioneve që motivonin këtë çështje.

Ky menaxhim spontan për fat të keq nuk u parapri, qe i tillë gjatë gjithë kohës që pandemia filloi, por njëherazi nuk u mor asnjë masë përpara se të zbuloheshin rastet e para, ndonëse epidemiologë të njohur të vendit kanë hedhur dyshime të forta që virusi mund të ketë qarkulluar që në janar në Shqipëri dhe një analizë retrospektive të rasteve me ngarkesa të larta virologjike, duhet të ishte bërë ndërkohë në mënyrë më profesionale duke analizuar dhe një pjesë të mirë të strukturës së vdekshmërisë të muajit janar dhe shkurt deri në fillimin e pandemisë. Detyrë kjo, pra e situatës virologjike të situatës janar-shkurt dhe strukturës së vdekshmërisë është një detyrë që duhej kryer dhe duhet kryer, dhe është e pashmangshme për tu bërë.

Megjithatë ne do të shkojmë dhe më tutje për të parë masat përpara se pandemia të shpërthente, na kjo sallë nga kjo foltore personalisht i jam drejtuar qeverisë dhe i kam kërkuar të aplikonte masa shtrënguese në drejtim të kontrollit të kufijve që në 22 shkurt, në mënyrë të veçantë për rrethet që janë pika të kalimit kufitar, me preferencë të jashtëzakonshme jo vetëm aeroportin e Rinasit, që i i cili gjithsesi është i përqendruar, por dhe pikat e kalimit tokësor. Rastet e para u konstatuan pikërisht nga njerëz të cilët kishin kaluar nga pikat e kufirit tokësor, njëherazi publikisht kërkuam, më përpara se qeveria ta bënte, që të aktivizonte të gjitha kualitetet profesionale me eksperiencë të gjatë qofshin dhe në pension dhe u vunë në dispozicion të gjithë njëri pas tjetrit, përfshirë dhe mua personalisht me deklaratë publike, për kudo të ishte e domosdoshme për ti dalë përpara pandemisë.

Çfarë ndodhi? Në vend që të aktivizonte kualitete profesionale, mijëra mjek të familjes etj, lanë mjekët e familjes jashtë dhe bënë sikur kërkuan një fushatë vullnetarësh, ku do të merrni dhe studentë, ndërkohë që studentët duhet të ishin në vijë të parë dhe mjeket e specializuar që kishin shërbyer nuk do të aktivizoheshin. I pyes të gjithë qytetarët, kuptoni gjë nga kjo?

Kjo është thjesht demagogji, zhurmë për të mbuluar profesionalizmin, pasi në mënyrë logjike të tërë listat e njerëzve që kanë shërbyer në shëndet publik, që kanë qenë pjesë luftimi e pandemive të mëparshme që vendi ynë ka përballuar, duhet të ishin në mënyrë të natyrshme atje së bashku për të përballuar me eksperiencën dhe vullnetin e tyre.

Është shumë e çuditshme që modeli që përdoret në Shqipëri, pra një model i pa dëgjuar gjëkundi për testime, i padëgjuar gjëkundi për kufizimet e lëvizjes, një model i pa aplikuar gjëkundi ku e gjithë mjekësia familjare dhe të gjitha përfshihen në një numër telefoni, pra gjithë kjo masë e madhe rastesh, komunikimi, shqetësim i madh futen në një hinkë, një model i marrë do të thosha nga pikëpamja profesionale. Kjo kontraston shumë sepse media shqiptare afron shumë komunikime me shumë specialistë, në Evropë dhe jashtë vendit, shqiptarë , burra, gra, të rinj dhe të reja, të zotë dhe të diplomuar andej që japin modelet e tyre të vendeve, por çfarë duhet të bëjë Shqipëria?

Shqipëria nuk duhet të shpikë, Shqipëria duhet të kopjojë kokulur modelet më të mira dhe konsideruar me të cilat po përballen vende të mëdha dhe po ja dalin me sukses që të kenë ecurinë e pandemisë të dinë formën e saj dhe të dinë kurbën e ngjitjes apo të zbritjes së saj.

E kundërta ndodh në Shqipëri, nuk ka asnjë të karakterit profesional, i vetmi komunikim është çfrimet pafund të kryeministrit, çfarë ndodh me komunikimin publik, një element tjetër shumë i rëndësishëm i trajtimit të pandemisë. Mesazhe pafund dekurajuse, deprimuese, ç’mobilizuese që atakojnë psikologjikisht popullatën siç keni parë videomesazhet e kryeministrit me varreza, me arkivole, me karvane arkivolesh. Mesazhe që nuk I duhen kërkujt, që s’kanë të bëjnë fare me shkencën, që s’kanë lidhje me pandeminë, me ecurinë e saj,qoftë natyrore dhe qoftë në terren, e që të gjithë numrat në nivel botëror nuk e aprovojnë një gjë të tillë. Duke prodhuar një terror të panevojshëm, ç’mobilizues në vend të të kundërtës, duke u kontrastuar edhe këtu me të gjithë mesazhet që kanë dhënë të gjithë liderat edhe rajonal, të Ballkanit, por edhe në Europë. Ata kanë treguar mature dhe integritet, me mesazhe të mira, të bazuara shkencërisht të optimizmi dhe vullneti të mirë për ta kaluar situatën.

E gjithë metafora ka qenë për të justifikuar inkompetencën profesionale, daljen e situatës nga duart, lenien e situatës të rrjedhë, ku ndërkohë që virusi do të zbutet gradualisht, bëmë sikur e kontrolluam ne situatën. Këtë të gjithë profesionistët e njohin. Është tjetër të lësh gjërat në rrjedhën e saj natyrore dhe tjetër është ta kufizosh, ta vësh situatën në duar dhe ta mbrosh popullatën tënde, për të cilën e ke për detyrë ta mbrosh, ke dhe mekanizmat edhe paratë për ta mbrojtur. Ato para aq të kursyera që me zor u vunë në fillim,arritën në 3 milion euro, 3 herë më pak nga Kosova, më e vogël në sipërfaqe, më e vogël në buxhete që aktivizoi 10 milion euro që në momentin e konstatimit të pandemisë, për të marrë masa të menjëhershme. Para këto vetëm të sistemit shëndetësor. Nuk po ndalem këtu të paketa ekonomike.
E gjithë kjo inkompetencë nuk mund të mbyllet dhe as të kamuflohet me mesazhe lufte, ku kryeministrit i duket vetja komandant, ministrave u duket vetja disa gjeneralë, që as në nivelin e mjerë të kapterave nuk shkojnë, të pamjeve me batalione, me divizione.

Unë do ta mbyll këtë kominikim me ju, në lidhje me përcaktime lufte të pafundme që kryeministri bën pa asnjë vlerë, pa asnjë kuptim, përcaktime të trasha, me fjalët e presidentit gjerman të Stephan Mayer, i cili thotë: “ Jo kjo pandemi nuk është luftë! Kombet nuk luftojnë me kombet e tjerë, as ushtarët me ushtarë të tjerë. Është provë humaniteti.” Provë humaniteti do të thotë, të organizohesh në kohën e duhur, të marrësh masat në kohën e duhur, të vendosësh fondet në kohën e duhur, të vendosësh të gjithë sistemin shëndetësor në funksion të përballimit të pandemisë, të bësh atë që organizata e shëndetësisë të kërkon, të komunikosh me profesionistët pa u trembur nga përkatësia e tyre partiake, por duke dëgjuar atë që kumtojnë në emër të profesionit të tyre, të mos abuzosh me karrigen e pushtetit duke ofenduar njerëzit në opozitë, të cilët kanë eksperienca profesionale aq sa nuk ka për ti pasur kryeministri gjithë jetën e tij edhe sikur të rronte edhe 400 vite të tjera. Pra kjo lloj modestie, kjo përballje me një situatë të jashtëzakonshme dhe heqja dorë nga luftrave imagjinare që ndodhin në mendjen e kryeministrit, kjo është mënyra e përballjes me pandeminë.

Shqiptarët kanë bërë mirë edhe duhet të vazhdojnë të bëjnë mirë për të bërë gjithçka për kufizimet, ti dëgjojnë me vëmendje profesionistët pafund, është informacion i shkëlqyer, të respektojnë dhe të nderojnë mijëra mjekë, jo vetëm ata që shërbejnë në vijë të parë, ata që përballen me të sëmurët rëndë në spitalin infektiv, të cilët janë me të vërtetë heronj që meritojnë respekt, por janë prej vitesh heronj. Janë po ata heronj që kanë përballuar pandeminë e gripit të derrit, SARS-in, Lopën e çmendur, kanë përballuar poliomelitin. Pra kanë qenë heronj të tillë dhe mbetet heronj të tillë. Për ta shkon një vlerësim më i madh, këta heronj kërkojnë prapavija të forta, mbështetje të forta dhe strategji të qarta. Ndryshe janë heronj që futen në një luftë të fortë që i sakaton, i dëmton dhe i jep rezultate të pakta. Mbështetje të plotë për ta! Respekt të plotë për ta, për kolegë, miq të mirë, profesionistë të shkëlqyer, që me punën e tyre po mbyllin të gjitha turbullirat e një strategjie pa drejtim, pa model, si kjo që ka aplikuar qeveria shqiptare.Faleminderit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb