Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me Ditën e Europës.
Ai u shpreh se vendi ynë ka një kredibiltet më të madh në BE, duke pasur parasysh që na u besua organizimi i disa samiteve.

“Në Ballkan është e vështirë të shohësh ndryshime thelbësore brenda një viti. Por përvoja jonë bëhet më mësimdhënëse. Kjo qeveri i ka nxjerrë mësimet e duhura për të vepruar më me efikasitet. BE vetë është bërë më energjike dhe fakti që Shqipëria luan një rol qendror në këtë pjesë të Ballkanit tregon besueshmëri ndaj nesh”, tha Koçi.

Ai foli edhe në lidhje me marrëdhëniet mes vendit tonë dhe fqinjit jugor Greqisë, nën dritën kjo edhe të një vizite që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në 12 maj në Athinë.

Koci, referuar rastit Beleri, tha se kjo mazhorancë ka meritën që i bëri ballë një situate që ishte shumë e komplikuar dhe që rrezikonte edhe integrimin, për shkak të shpërthimeve ballkanike që nxjerrin kokë herë pas here.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: