Kryeministri Edi Rama ka inspektuar segmentin e përfunduar Salari-Nivicë në Tepelenë.

Rama shkruan në rrjete sociale, se kjo rrugë, së bashku me segmentet Bënçë-Lekdush, Gusmar-Kuç dhe Lotin e 3 të rrugës së Lumit të Vlorës, që do të përfundojë e plotë pranverën e ardhshme, do të lidhë Tepelenën e Përmetin me bregun e Jonit.

Rama theksoi se tanimë kjo zonë duhet promovuar që të frekuentohet dhe nga turistët.

“Duhet promovuar turizmi, kushdo që e sheh mahnitet e vjen prapë. Duhet promovuar që njerëzit ta shijojnë këtë rrugë dhe të provojnë një gjë të jashtëzakonshme”, tha Rama.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb